Shkarkime të tjera janë vendosur në zbatim kësaj here në rradhët e OSHEE, ku është mësuar se është larguar nga detyra drejtuesi i kësaj kompanie në degën e Shkodrës, Ervin Sadiku.
Sipas informacioneve, në vendin e tij Drejtoria e Përgjithshme ka emëruar Rezart Isufin, i cili më parë ka luajtur rolin e kryeinxhinierit pranë Operatorit të Shërbimit së Energjisë Elektrike.
Sakaq ndryshime të tjera priten ende në drejtoritë rajonale të Shkodrës, një lëvizje kjo e paralajmëruar edhe nga kryeministri Rama.