Rokadë në krye të Policisë Rrugore, ngjitet në krye ish- drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës…

Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin. Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të Policisë Rrugore Dhimitraq Ziu duke kaluar në të njëjtin pozicion për në Policinë e Durrësit. Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato, i cili ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër (djathtas në foton më sipër).

Këto ndryshime vijnë pas ndryshimeve të bëra më herët në nivel komisariatesh në Tiranë, por edhe lëvizje në shefat e sektorëve të policisë së Korçës


Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.