Sot mbylli punimet kuvendi i 8-të i Shoqatës Antikomuniste të ish- të Perndjekurve Politikë të Shqiperisë. Pas paraqitjes së raportit për aktivitetin 4-vjeçar të shoqatës nga Nebil Çika, u zhvilluan diskutime për situatën e rënduar politike, shoqërore e sociale në vend.
Në Kuvend morën pjesë deputetët e PD- së Alibeaj e Alizoti, të cilët dhanë masazhet e forcimit e konsolidimit të shoqatës antikomuniste, e cila ka për detyrë të transmetojë genocidin ndaj shqiptarëve, qytetarinë e rrugën e integrimit Europian.
Në fund nepermjet procesit të votimit me kandidatë:
1-Nebil Çika
2-Ethem Fejzullari,
me shumicë votash është zgjedhur kryetar Ethem Fejzullari, personaliteti që rrjedh nga gjiri i familjes së shëndoshë shqiptare. Ndërsa tashmë ish- kryetari i suksesëshem Nebil Çika, ka uruar fitoren e rivalit, e bashkëpunimin me drejtuesit e shoqatës.
Rast i veçantë në Shqipri, kur humb betejën ish- kryetari e fiton kundërshtari, por edhe zgjatje duarsh e urime, ç’ka do të thotë se Nebil Çika dhuroi demokraci të brendëshme, e cila duhet pasuar në shoqerinë tonë. /Nga Agron PREBIBAJ/