FOTOLAJM – Vllaznia “miqësore luksi” me Tiranën dhe “live” në RTSH, prezantohet uniforma e re…

Shume gjera te Vllaznia kane ndryshuar per mire kete fillim-sezoni dhe me afrimin e sponsorit te ri, ka shume risi. Njera prej tyre do te jete prezantimi i uniformes se re ne te cilen do te jene edhe emrat e sponsoreve te klubit shkodran per sezonin e ri.


Nje gje te tille e ka bere te ditur vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare pak minuta me pare, kur ka deklaruar se Vllaznia sot pasdite ne stadiumin “Selman Stermasi” ndaj Tiranes do te luaje me uniformat e reja.

“Vllaznia po merr formë në çdo aspekt. Uniformat zyrtare janë bërë gati tashmë dhe pritet që skuadra të zhvillojë ndeshjen e rradhës kundër Tiranës me uniformat e reja. Veçori e fanelave të prezantimit kësaj rradhe është se ato janë bërë duke marrë parasysh mendimin e tifozëve dhe kompleti më i pëlqyer është përzgjedhur si uniforma kryesore.

Po ashtu fanelat do të mbajn logon e dy sponsorave zyrtare FujiFilm dhe Intersig si dhe të Bashkisë Shkodër”.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania