Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RISIA – “Lind” Radio Televizioni i Diasporës, RTSH vendos një kanal në dispozicion të kësaj nisme…

ShkodraWeb 3 November, 2023
IMG_8230

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza në fjalën e tij në mbledhjen e Unionit të Kryetarëve të Bashkive të rajonit në Gjakovë, ka deklaruar se RTSH 3 do shndërrohet në Radio Televizionin Shqiptar të diasporës, në 24 orë në çdo ditë të javës.

Peza u shpreh se përmes këtij kanali do të realizohet ëndrra e madhe e çdo shqiptari për të patur një kanal të dedikuar punës, problemeve, çështjeve të integrimit, kulturës e, modeleve të suksesit në të gjitha fushat e jetës. Në këtë kuadër, Peza vuri theksin te rritja e bashkëpunimit për realizimin e ëndrrës për pasjen e një kanali tërësish dedikuar shqiptarë ve kudo në botë.

“Në funksion të promovimit të turizmit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit të punës së bashkive shqiptare në rajon. Radio televizioni shqiptar 3 i RTSH-së është në proces për tu shndërruar në radio televizionit shqiptar të diasporës. Do ketë 24 orë në 7 ditë të javës programe dedikuar totalisht diasporës shqiptare kudo ku ndodhet në botë. Sipas një raporti të fundit zyrtar që vjen nga SHBA kemi rreth 20 milionë shqiptarë kudo në botë, përveç një nga shtet që është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndërsa në 200 e ca shtete të tjera, ka kudo shqiptarë.

Dhe ne përmes këtij kanali besoj se do realizojmë ëndrrën e madhe të çdo shqiptari për të patur një kanal dedikuar punës, halleve, problemeve, çështjeve të integrimit, kulturës e modeleve të suksesit në të gjitha fushat e jetës: arsim, kulturë, art, sport e të gjitha aspektet e tjera ku shqiptarët çdo ditë e më shumë po arrijnë të jenë pika referimi jo vetëm për shqiptarët vetë, por edhe komunitetet ku ata janë integruar, punojnë e jetojnë. Do doja të kishim një bashkëpunim më të madh me njëri-tjetrin në funksion të realizimit të ëndrrës së kahershme për pasjen e një kanali dedikuar tërësisht gjithë shqiptarëve kudo në botë. Është i mirëpritur kontributi i gjithsecilit prej jush”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së.

Peza bëri me dije se për këtë projekt është punuar prej muajsh. Po ashtu, ai sqaroi se po pasurohet dhe batabase e programeve me të gjitha pikat e referimit, pikat e kontaktit, grupet relevante, aktorët e faktorët që do të jenë pjesë e këtij projekti për të dhënë kontributin e tyre dhe për të qenë në ekranin e RTSH-së.

IMG_8228
IMG_8226
IMG_8227

“Ne kemi muaj që puynojmë për këtë projekt. Kemi hapur dhe pasurojmë çdo ditë databasën e programeve me të gjitha pikat e referimit, pikat e kontaktit, grupet relevante, aktorët dhe faktorët që do jenë pjesë e këtij projekti për të dhënë kontributin e tyre dhe për të qenë në ekranin tonë, në programet tona dhe në zhvillimin e një ëndrre e cila shumë shpejt do të bëhet realitet. Këtu jo vetëm bashkitë shqiptare në rajon, jo vetëm kryetarët e bashkive, por çdo qytetar e bashkëkombës do jetë pjesë e këtij projekti.

Përveç pasjes së korrespodentëve tanë në të gjithë qytetet shqiptare në rajonin e Ballkanit, do jemi dhe në të gjitha hapësirat ku ka përqendrim më të madh te diasporës shqiptare në botë, Itali, Greqi, Zvicër, Austri, gjermani, Francë, Belgjikë Britani e madhe, SHBA dhe Kanada. E më pas dhe në shtete të tjera sipas nevojës dhe interesit por edhe sipas aktivitetit që zhvillon komiteti shqiptar që është gjithnjë e më i organizuar. Ne këtë projekt do e shpalosim dhe në takime që do zhvillohen së shpejti në Tiranë”, tha Peza.

Post navigation

Previous: FOTOLAJM – Vepër arti tek “Bexhisteni”, Bashkia e Shkodrës përgatit surprizën e re në hyrje të qytetit…
Next: VIDEO – Luizi blen veshje për bebe, Kiara kërkon enë kuzhine, çfarë po ndodh me çiftin e famshëm të showbizit

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.