Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Impianti fotovoltaik mbi digën e Vau- Dejësit gati, KESH aplikon për licencë prodhimi të energjisë alternative…

ShkodraWeb 12 January, 2022
impiant fotovoltaik vau dejes

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) aplikoi së fundmi në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) për t’u licencuar në prodhim energjie nga centrali fotovoltaik i instaluar në digën e Qyrsaqit në hidrocentralit e Vaut të Dejës, i cili ka një kapacitet të instaluar prej 5143 MW. Projekti tashmë i përfunduar është lidhur në sistemin e unifikuar të kaskadës së Drinit dhe do të funksionojë sipas parimit të menaxhimit më të mirë të rezervës hidrike. ERE pritet të nisë procedurën e licencimit këtë javë sipas kalendarit të vendimeve që do të merren në analizë në mbledhjen e Bordit që zhvillohet këtë të enjte.

Projekti i centralit fotovoltaik me kapacitet 5.1 MW është i vendosur në digën e Qyrasqit në hidrocentralin e Vaut të Dejës i treti në kaskadën e Drinit që menaxhohet nga KESH.

Paralelisht Korporata po zhvillon edhe një tjetër projekt fotovoltaik ku bëhet fjalë për një impiant lundrues vendosur mbi liqen i cili financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Referuar dokumenteve, impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një fuqi të instaluar prej 12.9MW ndërkohë që vlerësohet si një mundësi e mirë për të diversifikuar burimet e energjisë në vend por edhe për të optimizuar më mirë prodhimin në kaskadën e Drinit.

Në total projekti ka një kosto të parashikuar prej 13.9 milionë euro por që një pjesë e tij do të përballohet nga fondet e vetë Korporatës.

Gjatë fazës së aplikimit për mbështetje KESH argumentonte se impianti i dytë që do të vendoset në kaskadën e Drinit është më i madhi lundrues në rajon dhe synon të të promovojë përdorimin e mëtejshëm të teknologjisë lundruese PV për të rritur kapacitetin diellor të rajonit përmes përdorimit efikas të rezervuarët hidro.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk është e vetmja që po zbaton projekte të impianteve fotovoltaike lundruese. Më herët ishte edhe Devoll Hydropower me një impiant mbi liqenin e Banjës e cila bazohet ne një teknologji tërësisht të re. /Monitor/

Post navigation

Previous: OPINION – Sali Berisha po tërhiqet butësisht nga lëvizja e tij apo po përpiqet “të marrë kalanë nga brenda”…?!
Next: FOTO – Gjykata e Tiranës liron 34 të arrestuarit për protestën e 8 janarit në selinë e PD- së…

TË FUNDIT

bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026
full hd.03_47_39_09.Still057

VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza

ShkodraWeb 8 May, 2026
policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.