
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Në bashkëpunim me Zyrën e Punës, 24 qytetarë të regjistruar si punëkërkues do të përfitojnë kontrata njëvjeçare pune me orar të pjesshëm.
Ata do të angazhohen në ofrimin e shërbimeve publike në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe.
Ky program synon jo vetëm të mbështesë punësimin, por edhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për komunitetin, duke filluar që nga ky sezon veror, ku rritet edhe fluksi i vizitorëve.