Kryetari i Bashkimit Demokristjan Shqiptar Eduart Ndocaj, ka zyrtarizuar kandidaturen e tijë për zgjedhjet e vendore të vitit 2019-të në Bashkinë e Lezhës. Në një dalje për mediat Ndocaj ka prezantuar para gazetareve programin i cili është i fokosuar për tju dhënë zgjidhje problematikave që ka kjo njesi vendore. Sipas Ndocajt Lezha ka resurse të jashtëzakonshme, por ato janë shfrytezuar negativisht dhe jo për të miren e këtij rajoni.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetaret kreu i PBDKSH-së Eduart Ndocaj ka folur edhe për mënyren se si do të qeverisë nëse do zgjidhet në krye të bashkisë, si dhe per zhvillimet e fundit politike në vend.