Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RIPOSTIM/ Mbresa nga 2 prilli…

ShkodraWeb 2 April, 2018
zijaVukaj2Prill

Nga Zija VUKAJ

Nuk ka asnjë vit që nuk e ndjek ceremoninë e 2 Prillit dhe bashkë me të përcjell me emocion të fortë e me nderim të thellë kujtimin e atyre 4 djemve në lule të moshës që dhanë jetën e tyre. Kësaj radhe e ndoqa ceremoninë dhe meditova shumë. M’u kujtuan shumë gjëra. Së pari m’u kujtua dita e 2 prillit të vitit ’91. Atij të vërtetit e të përgjakurit. Pashë veten time të atëhershëm, të padukshëm e të parëndësishëm si edhe sot, duke ndjekur i turbulluar atë valë proteste, atë uragan popullor, atë dallgë që nuk dihej se nga komandohej as nga vinte dhe përçartjen e turmës së trazuar, të trembur e të eksituar që bërtiste, çirrej, thërriste, godiste, e që nuk dinte ç’të bënte me zemërimin dhe mllefin e saj të drejtë, të akumuluar prej dekadash që jehonte në ndërgjegjet e njerëzve si thirrje pylli. Kam parë shumë atëherë dhe sot dhe pothuajse asgjë nuk kam kuptuar. Pamjet e asaj dite i kam parasysh.

Një tank i ngecur në rrugën përballë Komitetit të Partisë së Punës. Ca të rinj të hedhur e çapkënë që luanin rolin e Vojo Kushit, që e kishin lexuar nëpër abetaret dhe librat e këndimit të asaj kohe dhe tani kishin rastin ta animizonin në praktikë duke u hequr si trima dhe shpëtimtarë me një ndjenjë të neveritshme arrivizmi hipnin mbi tank. Thirrje groteske burrash që kishin fituar lirinë të mbanin flokë të gjatë, nxënës të trumhasur gjimnazesh, që ishin nxjerrë me forcë nga të fortët e qytetit prej klasave të gjimnazeve dhe një çoroditje totale e strukturave tashmë të shkatërruara të shtetit, që më shumë se struktura ishin mbeturina segmentesh që gjallonin në mënyrë fragmentare dhe ndodheshin në kohën dhe në vendin e gabuar.

Kjo çorbë kishte disa ditë që po gatuhej me ritmin e saj të zymtë e misterioz dhe qyteti ishte i përfshirë i gjithi në kaos dhe në ankthin e një të ardhmeje të panjohur. Pastaj shpërtheu gjëma e vërtetë dhe u vranë katër djem të rinj e të çmuar të qytetit në lulen e moshës. Një tragjedi e tmerrshme që rezulton asaj dite e sot pa autorë. Pastaj gjyqe të pafund, dëshmitarë autoritarë dhe me reputacion të madh partiak, por po aq të pasigurt e patetikë në deklarata dhe përfundimisht vendime gjyqësore që dënonin karriget.

Sot pashë ceremoninë e radhës dhe e para gjë që mendova ishte se struktura e asaj turme që kishte ardhur të përkujtonte sot kishte ndryshuar shumë. Dhe kjo është e natyrshme. U bënë gati tri dekada dhe shumë prej pjesëmarrësve të asaj kohe kanë ndërruar jetë. Por kishte edhe mjaft pjesëmarrës që kishin ndryshuar kahje dhe bindje politike. Ata që kishin qenë brenda mureve të Komitetit të Partisë, i cili ishte casus belli i gjëmës, sot kishin ardhur të përkujtonin ngjarjen dhe gjakun e dëshmorëve. Mendova: Luks i madh ka qenë për ne që të japim gjakun e bijve tanë vetëm e vetëm që të vijnë në pushtet ca njerëz me etje të pangopur karriere. Dhe pjesa më e shpifur e lojës është ajo patetika e përvitshme, ku politikanët, me lot krokodili, shesin patriotizëm, dhimbje, humanizëm etj.

Turma ka mbetur po ajo, si të ishte marrë borxh nga “Ferma e kafshëve” e Orwellit dhe duke e parë nga larg nisa të meditoja. Është interesante se si i humbet individi përmasat kur bashkohet me individë të tjerë për të formuar turmën. Bëhet si insekt, bëhet si mizë. Prandaj disa e kanë quajtur turmën mizëri. Turma qenka një kafshë e stërmadhe, që është në çdo cep të globit e ngjashme. Turma është qenie. Turma e Afrikës është si turma e Evropës dhe e çdo vendi tjetër. Ky përbindësh që quhet turmë, po të manipulohet, po të zbutet, po të përdoret, të bën deputet, të bën ministër, të bën president, të vret, të dashuron, të varros, të zhvarros të linçon, të gradon, t’i bën të gjitha me pasionin e saj të verbër kjo kafshë e llahtarshme. Madje të nxjerr edhe këngë polifonike dhe me çifteli.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO- DENONCIMI/ “Policë të armatosur deri në dhëmbë që terrorizojnë Kukësin”
Artikull pasardhës: FOTO/ Rikthehet rreziku i përmbytjeve në Nënshkodër, Dajçi, Ana e Malit dhe Velipoja rritje të nivelit të ujit

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
vis krymbi 15 prill 1979

NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.