Skip to content
17 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • KUVEND 2025

Rinumërimi i votave të 11 majit 2025 rikthen sloganin e famshëm “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”…

ShkodraWeb 28 June, 2025
rinumerimi tirane 2025

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Pas rreth një jave proces rinumërimi i mbushur me tensione e akuza në lidhje me lëvizjet e votave ndërmjet kandidatëve, tashmë ky qark ka treguar se rezultati ka mbetur i pandryshuar, si për subjektet politike, edhe për renditjen e kandidatëve.

Në një deklaratë për medie nga Pallati i Sportit “Farie Hoti”, anëtarët e KAS Koli Bele e Ledio Braho kanë hedhur poshtë pretendimet për trafik votash, duke theksuar se numri i vogël i lëvizjeve është tregues se kemi të bëjmë me gabime njerëzore.

“Procesi ka qenë korrekt dhe ka prodhuar rezultate në kohë reale me nivel transparence. Procesi ka qenë strapacues. Në mënyrë të panevojshme po numërohet nga një administratë civile.

Duhet të jemi të kujdesshëm para se të themi se komisionerët kanë trafikuar vota. Në situatën e një qendre numërimi ndodhin gabime. 280 vota apo 100 vota, emrat e kandidatëve ne tiranë janë të pandara me kuadrate. Ose gabime në lidhje me madhësinë e fletës. Tipologjitë e votimit ka persona që kanë bërë gabime. Në 1.200 kuti pse kanë lëvizur 200 vota, nuk ka të bëjë më trafikim votash”, tha Bele.

Nga ana e tij, Braho theksoi se nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash në qarkun e Tiranës. Ai shtoi se, vlen të theksohet se qëndrimet e kandidatëve pas rihapjes së kutive, kanë ndryshuar duke i shërbyer procesit.

“Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash që të bëjnë pis procesin. Është e rëndësishme që të shohim qëndrimet e disa kandidatëve kanë ndryshuar pas rihapjes së kutive dhe kjo i ka shërbyer procesit. Nuk ka më akuza për trafikim votash, lëvizjet që konsiderohen si vjedhje nuk janë të tilla, janë gabime njerëzore që kanë ndodhur në numërim.

Procesi ka një numër të konsiderueshëm hallkash, hedhje në sistem. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve në Tiranë nga lodhja ndodhin gabime”, deklaroi Braho.

Ishte kërkesa e Partisë Demokratike–Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, që të zhvillohej procesi i rinumërimit, me pretendimin se kishte pasur parregullsi dhe se kërkonin të merrnin mandatin e 14-të, por ka qenë ky subjekt politik që ka humbur më shumë vota. PD-ja gjatë rinumërimit humbi 612 vota, PS 380, ndërsa Partia Mundësia, 44 vota më pak sesa shifrat e para të numërimit.

Edhe sa i përket kandidatëve, një pjesë e të cilëve nisën betejën ligjore për rinumërimin, rezulton se ka pasur devijime votash. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga demokratët më shumë vota pa meritë ka marrë Jorida Tabaku, ndjekur nga Ilir Alimemeti. Tabakut do t’i zbriten nga tabela perfundimtate 250 vota dhe Ilir Alimehmetit, 137 vota.

Ndërkohë, Ilir Meta rezulton se ka marrë 61 vota pa meritë. Sa i përket Partisë Socialiste, i pari me më shumë vota të pamerituara ka rezultuar ministri Ervin Hoxha me 296 të tilla. Ai ndiqet nga Fatmir Xhafaj me 232 vota pa meritë, 128 për Xhemal Qefalian, 172 rezulton se ka edhe Erion Braçe, i cili ka shprehur pakënaqësi për rinumërimin dhe KAS-in, duke e akuzuar këtë të fundit se i ka shpallur votat e pavlefshme. Olta Xhaçka ka rezultuar me 50 vota pa meritë, Blerina Gjylametit i janë shtuar 19 vota nga numërimi i 11 majit, por sërish nuk do të mundet ta përmbysë diferencën e ngushtë që ka me kolegen e saj socialiste.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 qershor 2025…
Artikull pas: VIDEO – Dokumentari “Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, Mjeshtrja e Madhe nuk mban lotët nga emocionet

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit… 16 July, 2025
  • VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër 16 July, 2025
  • “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin… 16 July, 2025
  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025
final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.