Ka rinisur pa pranë e medias mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Tahirit. Ruçi iu la një orë kohë deputetëve që të njiheshin me provat e Prokurorisë, por vendimi për të lënë jashtë mediat, solli reagimin e PD dhe LSI. Mbledhja e Këshillit është në fazën finale për t’u shprehur për imunitetin e Tahirit.
Seancën e sotme, Prokuroria ka paraqitur prova të reja në ngarkim të çështjes “Habilaj”, ku sipas organit të akuzës rezulton i implikuar edhe deputeti i socialist. Mbledhja e kësaj të shtune vijoi diskutimet për rreth tre orë pa ndërprerje, ndërsa përfaqësuesit e prokurorisë, Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani,informuan anëtarët e Këshillit të Mandateve për provën e re, atë të dëshmisë së një efektivi policie në Vlorë, e siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com.
Sipas organit të akuzës, kjo dëshmi implikon Tahirin në përfshirjen e tij në dosjen Habilaj. Prokurorët nuk e kanë treguar emrin e efektivit por kanë cituar atë çfarë ai ka deklaruar përballë tyre kur është marrë në pyetje. “Jam ulur në kafe në Vlorë me njërin prej vëllezërve Habilaj. Ai më tha se është kushëri i Sajmir Tahirit”, ka deklaruar para prokurorëve efektivi policisë.
Me urdhër të kreut të Kuvendit dhe njëherazi drejtues i Këshillit të Mandateve, Gramoz Ruçi paraqitja e provave të reja nga Prokuroria u bë në seancë me dyer të mbyllura, ndërsa Tahiri, avokati i tij dhe mediat dolën jashtë. Pas 5 orësh diskutimi ditën e djeshme, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi Ruçi vendosi shtyrjen për ditën e sotme të mbledhjes pas kërkesës së avokatit të Tahirit për të paraqitur mbrojtjen. Ruçi deklaroi dje se Tahiri ka të drejtë që të mbrohet, ndërsa PD e kundërshtoi duke e cilësuar si skandal.
Mbledhja ditën e djeshme filloi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 17:00, me dy ndërprerje. Gjashtë orë diskutime nuk prodhuan prova konkrete që të fajësonin Tahirin në trafik droge me Habilajt. Edhe vetë prokurorët u shprehën se ka dyshime të arsyeshme.
[democracy id=”5″]