Partia Demokratike në Shkodër ka publikuar sot faktin e emërimit të Pjerin Spatharit si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë. Në një dalje për mediat, ish deputetja Izmira Ulqinaku ka thënë se “Rilindja dhe Bindja janë nënë e bijë”. Duke paraqitur rastin në fjalë për ish- kandidatin e Bindjes së Patozit për Malësinë e Madhe përballë Tonin Marinaj, Ulqinaku është shprehur edhe për “30 qershorin”, duke e konsideruar farsë dhe nul. Më poshtë, prononcimi i plotë i ish- deputetes Izmira Ulqinaku për mediat.