Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“RILINDJA 2″/ Pesë raportet që reflektojnë dështimet e Edi Ramës

ShkodraWeb 24 February, 2018
ramaKambMbiKamb

Shënim i Lapsi.al

Nëpër tavolinat e ministrave të Rilindjes ka një bindje se “brand”-i më i mirë i Shqipërisë është vetë Edi Rama. Nuk ka pasur ngurrim që një deklaratë e tillë të thuhet me gojën plot edhe në publik.

Por nga Strategjia për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor u pa se ky “brand” nuk bindi në Bruksel. Qeverisë shqiptare nuk iu dha asnjë datë nga se kur mund të jetë Shqipëria pjesë e Bashkimit Europian, siç ndodhi me Serbinë dhe Malin e Zi.

Qëndrimi i BE-së nuk qe surprizë. Në disa raporte të organizmave ndërkombëtarë të gjashtë muajve të fundit del qartë se situata në Shqipëri jo vetëm nuk njeh zhvillim, por është përkeqësuar. Lapsi.al ka bërë një përmbeledhje të disa prej këtyre raporteve, si më poshtë:

GUSHT 2017/ Basel AML Index: Shqipëria ndër 15 vendet me rrezik të lartë për pastrimin e parave

Përkeqësimin në fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri e reflektoi Instituti i Bazelit për Qeverisje. Ky institucion publikoi si çdo vit Basel AML Index (Indeksin Kundër-Pastrimit të Parave) ku merr në analizë 146 vende mes të cilëve edhe Shqipërinë t.
Indeksi vlerësohet me pikë nga 0 (rrezik i ulët) te 10 (rrezik i lartë). Konkretisht Shqipëria renditet në vendin e 85 me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar, kur i njëjti indeks ishte përmirësuar në 5.04, pas nivelit prej 5.56 në vitin 2015.
Ky indeks mat riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të vendeve bazuar në burimet publike të disponueshme.

TETOR 2017/ Shqipëria humb 7 vende në raportin e Doing Bussines

Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018 ” duke u renditur e 65-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë ose është vështirësuar, ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas. Në raport me veten, bilanci është pozitiv me një përmirësim prej 0.96% krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë.

NENTOR 2017/ OKB: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës

Kur debati publik ishte i fokusuar tek kanabisi, një raport i OKB-së e renditi Shqipërinë vendin e parë në botë për konsumin e kokainës, për frymë popullsie.
Raporti ishte hartuar nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditej në vendin e parë për konsum kokaine, me 2. 5 përqind të popullsisë.

SHKURT 2018/ Raporti i Amnesty International: Shqipëria probleme me drejtësinë, median dhe të drejtat e njeriut

Në raportin e Amnesty International për krimin dhe korrupsionin për periudhën 2017-2018 thuhet se mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të shkuarës vazhdon në Shqipëri. Po ashtu, edhe masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, janë implementuar me mangësi, pasi gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar. Në raport përmendet edhe fakti se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHKURT 2018/ Transparency International: Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në Europë

Tre ditë më parë “Transparency International” publikoi indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2017, ku Shqipëria renditet në vendin e 91 , ndër 180 vende të ekzaminuara. Edhe kësaj radhe vendi ynë rendidet ndër vendet më të korruptuara në Europë, ndërsa në renditje ishte pranë vendeve si Suazilandi, Sri Lanka, Guajana apo Timori Lindor. Në krahasim me vitet e kaluara Shqipëria kishte rënie drastike me 8 vende.©Lapsi.al

Post navigation

Previous: “Paloma e Fiksit” a ju kujtohet, ta dini ju se çfarë “heq” i shoqi nga ajo…
Next: VIDEO E RRALLË/ Kali i rrethuar nga ujqërit, jo vetëm nuk frikësohet por luan për “qejfin” e vet ne mes tyre

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.