I lumtur që së bashku me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” rikthejmë një traditë të lënë në pluhurin e harresës, konferencën shkencore “Shkodra në Shekuj”. Bashkë me Rektorin, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, hedhim hapin e parë të një bashkëpunimi konkret bashki-universitet, si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Shkodrës si qendër rajonale.
Konferenca dy ditore, më 12-13 dhjetor është konceptuar në një format ndyshe, me personalitete të njohura ndërkombëtarisht në fushën e zhvillimit urban, të historisë dhe trashëgimisë kulturore që janë edhe tema themelore të kësaj konference. Në vizionin tonë për zhvillimin e Shkodrës, universiteti është një partner i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit si qendër rajonale. /Publikuar në Facebook nga Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër/