Rikthehet Superliga e futbollit shqiptar, ja kur luhet në “Loro Boriçi” ndeshja Vllaznia- Flamurtari…

Futbolli në Shqipëri do të rikthehet pas pak ditësh për ndeshjet e fundit të fazës së dytë. Tërmeti i 26 nëntorit bëri që të mos mbylleshin plotësisht dy fazat e para duke qenë se u shty për një javë teksa ekipet do ta rinisin kampionatin pas një jave.

Të martën e datës 21 janar, ekipet do të zbresin në fushë dhe do të luhen të gjitha takimet e javës së 18. Është vendosur që takimet të luhen në dy orare të ndryshme, ku në orën 14:00, Vllaznia pret Flamurtarin në shtëpi, ndërkohë që Kukësi luan në transfertë kundër Luftëtarit.


Në orën 17:00 do të luhen 3 ndeshje të tjera mjaft interesante. Skënderbeu do të presë në shtëpi ekipin e Partizanit, ku Tirana luan në shtëpi kundër Bylisit. Ndeshje delikate ka edhe Teuta që pret në Durrës ekipin e Laçit.

Java 18

21/01/2020

14:00 Vllaznia – Flamurtari

14:00 Kukësi – Luftëtari

17:00 Teuta – Laçi

17:00 Skënderbeu – Partizani

17:00 Tirana – Bylis

 ABCOM ║ VODAFONE