Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Rikthehet në liri portieri i Partizanit, gjykata jep “detyrim paraqitje” për Alban Hoxhën…

ShkodraWeb 27 November, 2018
alban hoxha portier

Gjykata e Tiranës ka marre sot vendimin “detyrim paraqitje” per kapitenin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u vu në pranga te dielen, pasi u kap i dehur ne timon. Portieri i Partizanit u ndalua pasi niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligramë për litër. E thënë ndryshe 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të shoqërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë, por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariatit nr.1.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit derisa të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas procedurave standarde, një i arrestuar njihet me masën e sigurisë 48- 72 orë pas ndalimit e në këtë formë, Hoxha pritet që të dite sot para togave të zeza.

Qe pas arrestimit, “Panorama” raportoi se Alban Hoxha nuk do të qëndrojë më shumë se 2 ditë në qeli, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është kundërvajtje penale dhe mund të dënohet edhe me gjobë.

“Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, thuhet në nenin 291 të Kodit Penal, në bazë të të cilit u arrestua Hoxha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “XHISIELA”/ Pranohet gjykimi i shkurtuar për djalin e deputetit socialist…
Artikull pas: VIDEO/ Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, bie në pranga 24- vjeçari (emri)

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
policia velipoje naten 2024
  • Aktualitet

EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.