Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rikthehet debati për “Çelësin e Shkodrës”, autori i veprës Alfred Mirashi Milot i përgjigjet Ted Koplikut

ShkodraWeb 1 February, 2026
milot kopliku celesi 2026

Një përgjigje për Ted Kopliku, në lidhje me dy postime denigrues për veprën time, “Çelësi i Shqipërisë” të vendosur në Shkodër

I nderuar zoti Kopliku,

Për aq sa të njoh personalisht dhe për aq sa kam dëgjuar në hapësirën publike për ju, për imazhin premtues që po përpiqeni t’i sillni Partisë Demokratike në tërësi dhe Shkodrës në veçanti, si një bastion historik i saj, më lind e drejta, dhe ndjej detyrimin qytetar e moral, të bëj disa sqarime të domosdoshme, në lidhje me dy postime denigruese që keni bërë publikisht për veprën time të vendosur në Shkodër, dhe ofendimin (me strajca per disa qytetar e ).

E ndjej këtë detyrim edhe për faktin se vetë jam autor i veprës “Çelësi i Shqipërisë”, një skulpturë konceptuale, fituese e Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, të shpallur nga Ministria e Kulturës më 17 shtator 2023, nën drejtimin e ministres Elva Margariti. Pikërisht ky fakt, pra statusi jem si artist dhe fitues i një gare ndërkombëtare, do të duhej, më shumë se çdo gjë tjetër, t’ju bënte të kujdesshëm në gjykime dhe të drejtë në vlerësime.

Së pari, dëshiroj t’ju bëj me dije, pa asnjë ekuivok, se projekti im fitues në Konkursin Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike” është përzgjedhur në një garë të hapur, transparente dhe konkurruese, ku kam marrë pjesë si shtetas italo-shqiptar, dhe jo si “mik i Kryeministrit, Edi Ramës”, e aq më pak si përfitues i ndonjë favori politik. Çdo insinuatë në këtë drejtim është jo vetëm e pavërtetë, por edhe e padrejtë dhe fyese për procesin, institucionet dhe për vetë artin.

Ju kujtoj se si në ceremoninë zyrtare të shpalljes së fituesve, ashtu edhe në prezantimin e projektit në takimin me kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, më 5 shkurt 2024, ka qenë i pranishëm Ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Fabrizio Bucci. Kjo prani nuk është thjesht protokollare, por dëshmi e një procesi serioz, ndërkombëtar dhe të monitoruar institucionalisht.

Emri im si artist, Alfred Mirashi – Miloti, nuk ka ardhur në këtë projekt si një improvizim apo si produkt i rrethanave politike, por si rezultat i një rruge të gjatë, të provuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Arti im ka qenë i ekspozuar dhe i vlerësuar në muze, galeri dhe bienale prestigjioze anembanë botës, shumë përpara se vepra “Çelësi i Shqipërisë” të vendosej në hyrje të Shkodrës. Ky është një fakt i verifikueshëm dhe jo një pretendim personal.

Çfarë shkruante në rrjetet e tij sociale Ted Kopliku: Kushdo që do të jetë Kryetari i ardhshëm i Bashkisë Shkodër, duhet të shkrijë, si akt të parë, çelësin e përdredhur, që ja kanë tretur Shkodrës dhe ta derdhë në një statujë të Mbretit Gent, meqë Teutën na e mori Lezha. Ky veprim do simbolizonte kthimin në identitet të Shkodrës, që ky qytet po e humb çdo ditë. Kjo simbolikë të ndiqet edhe me veprime të tjera, që ja kthejnë Shkodrën qytetit dhe banorëve, të cilën sot e drejtojnë fierakë e sarandiotë, që vijnë me bukë në strajca me vete.

Dëshiroj gjithashtu të sqaroj se, sipas komunikimit zyrtar fillestar të konkursit, vepra fituese ishte planifikuar të vendosej në rrethrrotullimin e doganës së Hanit të Hotit, në Malësinë e Madhe. Për arsye që nuk varen nga unë si autor, u vendos që ajo të zhvendosej dhe të instalohej në Shkodër, ku ndodhet sot, si një nga veprat fituese të atij konkursi ndërkombëtar.

Si malësor, me origjine nga Kelmendi do të kisha preferuar që arti im t’u përkiste fillimisht malësorëve të mi dhe të ishte vendosur në Hanin e Hotit. Megjithatë, zgjedhjen e Shkodrës si alternativë e kam pritur me emocion të sinqertë dhe e kam konsideruar një privilegj, duke qenë se Shkodra është një qytet me peshë historike, kulturore dhe simbolike për mbarë Shqipërinë.

Kam shprehur publikisht falënderimin tim për autoritetet vendore të Shkodrës, në veçanti për kryebashkiakun z.Benet Beci, për pritjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë procesit të realizimit dhe vendosjes së veprës. Po ashtu, kam shprehur konsideratë dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces, përfshirë edhe ministrin pasardhës të Kulturës, z. Blendi Gonxhja, i cili ishte i pranishëm edhe në inaugurimin e “Çelësi i Shqipërisë”.

Në këtë kuptim, zoti Kopliku, kritika është e drejtë dhe e shëndetshme vetëm kur mbështetet në fakte, argumente dhe ndershmëri intelektuale. Denigrimi, insinuata politike dhe baltosja personale nuk i shërbejnë as artit, as qytetit të Shkodrës, e as imazhit që ju vetë pretendoni të përfaqësoni.

Zoti Kopliku,

Ju mund të mos e pëlqeni veprën time, ashtu siç shumë të tjerë nuk kanë gjetur te ideja dhe koncepti im atë që kanë kërkuar apo atë që përputhet me shijen e tyre estetike. Kjo është e natyrshme dhe e pranueshme. Arti nuk është dhe nuk mund të jetë një territor konsensusi të detyruar. Përkundrazi, ai jeton nga dallimet, nga përplasjet e perceptimeve dhe nga tensioni mes pritshmërisë dhe asaj që i del përpara syrit e mendjes së publikut.

Arti im është unik në natyrën e vet dhe, si i tillë, nuk synon të përjashtojë apo të zhvlerësojë skulpturën klasike, e cila mbetet më e afërt me perceptimin e gjerë dhe me ndjeshmërinë tradicionale të masës. Skulptura konceptuale që unë propozoj vjen si një formë tjetër e të menduarit artistik, si një vlerë e shtuar në komunikimin ideo-estetik, jo si mohim i traditës, por si zgjerim i saj.

Ajo vjen për të sjellë risi dhe për të hapur një dimension të ri në mënyrën se si bota bashkëkohore u ka bërë vend ideve novatore dhe forcës krijuese që sfidon format e njohura. Vjen me përmasat e saj të mëdha , duke thyer rregullat e kompozimit dhe estetikes bashkohore , me një mesazh të ngarkuar simbolikisht; vjen më shumë për të thënë sesa për të qenë thjesht një objekt dekorativ. Vjen për të qenë ndryshe, sepse edhe Shqipëria, edhe Shkodra, e meritojnë të jenë pritëse të artit të madh, atij arti që guxon, që rrezikon dhe që provokon mendimin.

“Çelësi i Shqipërisë” është një vepër e vlerësuar nga kritika dhe nga personalitete të njohura botërore të artit. Puna ime nuk është dhe nuk synon të jetë populiste. Si e tillë, ajo, njësoj si shumë vepra të tjera të rëndësishme në historinë e artit botëror, ka kaluar dhe do të vazhdojë të kalojë përmes kundërshtive, mospranimeve dhe rezervave.

Kjo përplasje mes risisë dhe zakonit, mes asaj që pritet dhe asaj që shfaqet, ka qenë, është dhe do të mbetet një konstante e artit në çdo kohë. Ajo buron nga vetë natyra njerëzore dhe nga roli i artit si një fushë e hapur debati, jo si një territor rehatie. Ndoshta pikërisht kjo e bën artin më intriguese dhe më jetëgjatë: fakti që për të flitet pafund, se nuk mbyllet kurrë në një përfundim të vetëm, por vazhdon të jetojë në interpretim, në debat dhe në kujtesë.

Me respekt,
Alfred Mirashi Milot
Firenze

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Përmes rrugëve tokësore dhe ujore nga Shkodra”, mediat malazeze: Tonelata me kanabis futen në vendin tonë
Artikull pasardhës: PËRBALLJA E DEPUTETËVE – Shifrat për biznesin në Shkodër, Spahia i PD- së i përgjigjet Bejlerit të PS- së

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.