Rikthehet “Bregdeti ynë”, në Shengjin e Velipojë janë planifikuar të shemben 92 ndërtime pa leje…

Në të gjithë vijën bregdetare nga Ksamili deri në Kavajë janë 460 objekte pa lejë të cilat janë verifikuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Zv/Kryeinspektori i IKMT, Guri Seferi thotë se deri tani janë shembur 340 objekte

“Janë 460 objekte të inspektuara dhe janë 340 të prishura. Nga 8 Qershori deri më sot. Që nga Vlora deri në Kavajë është bërë në 123 dosje, Vlora 20 dosje, Darëzeza 40, Divjaka 42 dhe Kavaja 21. Janë të paligjshëm nga leja e bashkive ose të kualifikuara për legalizim”.


Nën sitën e IKMT do kalojë edhe bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës.

“Forcat e inspektimit janë në Shëngjin, Tale, Rana e Hedhun dhe deri në Velipojë. Janë rreth 92 objekte në Lezhë dhe Velipojë të cilat janë verifikuar si objekte pa leje në momentet e para”.

Nga 92, vetëm në Velipojë janë identifikuar 42 ndërtime pa leje për tu shembur. Ajo që nuk dihet është se kur nis aksioni i radhës në Shengjin e Velipojë. Pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një takim drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, tha se do të shemben të gjitha objektet që për arsye të ndryshme nuk janë legalizuar, si dhe ato të ngritura përgjatë akseve rrugore kombëtare, jashtë kritereve ligjore.