Rikthehen zjarret në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Mësohet se flakët janë shfaqur në Njësinë Administrative Dajç, në vendin e quajtur Suka- Dajç. Sapo kanë marrë lajmin, janë nisur drejt vendngjarjes dy makina zjarrëfikëse. Ndërhyrja e zjarrëfikësve vështirësohet nga era e fortë që po fryn afër vatrës së zjarrit.