Pas ekstradimit nga Turqia për në Shqipëri pak kohë më parë pasi është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ish truproja i ish- kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka pajtuar avokat të ri.
Në një prononcim avokati Bashkim Nikolla ka thënë se ka paraqitur kërkesën për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi klienti i tij është dënuar në mungesë.
Paraqita kërkesën për rihapjen e dosjes. Dosja “Hajdari” duhet të rihapet, pasi klienti im Izet Haxhia është dënuar në mungesë. Klienti im të dëgjohet përpara një gjykate. Izet Haxhia s’u paraqit për arsye madhore. Do flasim në kohën e duhur për këtë çështje”- ka thënë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla.