
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, e pyetur pikërisht për këto dy cështje të nxehta, ajo shprehet se ëndrra e babait të saj u ndërpre dhe është misioni i saj për ta vazhduar.
Ke ndonje koment për ekstradimin e Izet Haxhisë?
Është një gjë që unë nuk kam dëshirë të përgjigjem, veje veten në pozicionim tim, është një gjë që unë…, tani jam e fokusuar në gjera të tjera.
Cfarë mendon për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit?
Përgjigja ime është, ti e bën pyetjen se nuk i sheh anën emocionale, unë të them këtë: ajo që unë dua është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të ketë shumë dëshira në pozicionin, tim. Ajo ëndërr e atij u ndërpre, ky është misioni im.