Rezultat zhgenjyes me 25 qershor, PLL ndryshon kryetarin, Gjana nuk rikandidon

Sulejman Gjana nuk do te jete me kryetar i Partise Levizja e Legalitetit- PLL. Ka qene vete Gjana, i cili me cilesine e kryetarit aktual ka njoftuar ne Facebook emrat e kandidateve per kryetar te PLL, ne kongresin e zakonshem me 25 nentor ku mungon pikerisht emri i tij. Ne profilin e tij Gjana shkruan: “Miratohen kandidaturat për Kryetar të PLL
Të dashur anëtarë të PLL,
Në mbledhjen e saj të dt. 20.09.2017, Kryesia e PLL miratoi kandidaturat e zj. Anila Biba, z. Beniamin Bakalli dhe z. Shpetim Axhami për postin e Kryetarit të PLL
Më poshtë, gjeni tekstin e plotë të vendimit të Kryesisë të PLL.
—–
Tiranë, më 20 Shtator 2017
V E N D I M
Kryesia e PLL, në mbledhjen e saj të dt. 20.09.2017, pasi shqyrtoi kandidaturat për Kryetar të PLL të depozituara në Kryesinë e PLL sipas përcaktimeve të Vendimit K19/V01 të Kryesisë të dt. 12.08.2017, vendosi:
1. Miratimin e kandidaturave të zj. Anila Biba, z. Beniamin Bakalli dhe z. Shpetim Axhami për postin e Kryetarit të PLL.
2. Regjistrimin e kandidaturave të miratuara në pikën 1 të këtij vendimi për Kuvendin e XIX të zakonshëm të PLL që do të zhvillohet më dt. 25.11.2017.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Sulejman Gjana, Kryetar i PLL
Shpetim Axhami, N/Kryetar i PLL
Sadedin Balla​, Sekretar i Përgjithshëm
Artan Tujani​, Kryetar i Këshillit Kombëtar”. Sidomos per partite e vogla, eshte nje risi doreheqja e Gjanes, i cili la Brukselin per t’ju futur politikes shqiptare. Gjana ne zgjedhjet e 25 qershorit ishte ne koliacion me PD-ne dhe nuk arriti te siguronte nje vend te sigurte si deputet. /ShkodraWeb/