
Bashkia Malësia e Madhe i ka akorduar titullin ‘Qytetar Nderi’ akademikut Rexhep Qosja. Ky titull shkrimtarit i është dhënë me motivacionin “Për vlera dhe arritje të larta në fushën letrare, intelektuale dhe për kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe për Kosovën e Pavarur”.
Gjatë fjalës së tij Qose shprehu mirënjohje për titullin, ndersa tha se vlerësimi i prekte mendjen dhe zemrën.
“Faleminderit per nderimin qe me keni bere. Jam i nderuar dhe eshte nderim i vecante per mua qe me prek mendjen dhe shpirtin. E gjithe lugina e Plaves dhe Gucise jemi rritur duke degjuar fjalen Shkoder. Se si ishte Shkodra, se si gezoheshin ato, na flisnin baballaret per Shkodren sepse aty dhe ne rrethina kishin kaluar vitet me te paharruara te jetes pas pushtimit. Ne flisnin per nje varg vendesh qe une si femije i degjoja. Shkodra ishte gjithnje ne mendjen e babait tim, aty kishte varret e disa familjareve te cilet i vizitoi vetem dy here. Po aq shpesh na flisnin edhe per Malesine e Madhe, kishim çdo dite parasysh vendet e bukura qe ne ai femij i perjetonin si zemër e Malësisë.
Mendonin bjeshket e zbardhura nga bora, kodra e kodrinat e gjelberta, luginat e pushtuara nga shelgjet. Burimet e lumeve dhe duke mbledhur dredheza, boronica e tjera. Keshtu e shihnim M.Madhe ne. Kemi degjuar kenge kreshnikes, rrefime e legjenda ku protagonist ishin malesoret e ndonjehere edhe ndonje malesore. Fjalët e ndritura te Malesise perbenin themelin e edukimit te brezave, kurre nuk degjohej pasuria. Malesia e Madhe e adhuronte pasurine me te madhe qe është pasuria lëndore, shpirtërore dhe te gjitha keto jane shume pak çfare ka Malesia jone e Madhe jo veç e madhe por edhe me shpirt e madhe. Nje nga te veçantat eshte edhe gjuha e M.Madhe. Gjuhtaret e quajne gjuhe e fshehur, e pasur dhe e figurshme dhe per tu marre vesh duhet te kerkosh ne te dhe ta gjesh fshehtesine, eshte e jashtezakonshme per artin, letersine dhe filozofine”, tha Qosja. /Nga Senad Nikshiqi/