Paqartësitë ligjore janë të mëdha në SHBA rreth kriptomonedhave, por për shtetin e Ohio nuk përbën problem. Duke filluar nga kjo javë, ai do të jetë shteti i parë Amerikan i cili pranon bitcoin për pagesat e taksave.
Wall Street Journal thotë se kjo do të jetë e limituar vetëm për qëllime biznesi megjithatë do të nxisë më tej biznese lokale të pranojnë bitcoin për të paguar taksat e tyre. Por shqetësimet e autoriteteve rreth kriptomonedhave nuk kanë për tu zhdukur me këtë vendim dhe nuk dihet nëse bizneset do të adoptojnë formatin e ri.
Edhe shtete të tjera Amerikane ka ndërmarrë hapa për të pranuar bitcoin. Nju Jorku është një prej tyre dhe mbase më shumë shtete do ti bashkohen Ohio, raporton PCWorld Albanian.