Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

REVISTA “STERN”/ Samo, shkodrani që zgërdhihet kur kujton se e kërkon FBI-ja: Nëse më arrestojnë…

ShkodraWeb 6 February, 2018
samoShkodrani00

Revista e njohur gjermane «Stern» para disa ditësh ka bërë një shkrim të gjatë ku shkruante në një reportazh  mbi klanet shqiptare në Europën qendrore, ku ato po marrin kontrollin në biznesin e drogës. Gjurmët e drogës shkojnë nga lagjet e stacionit të trenit në Frankfurt te politika shqiptare – dhe në fund te një njeri, të cilin e quajnë «Pablo Escobari i Ballkanit» dhe i cili madje gëzon respektin edhe të presidentit të Shqipërisë.

Por ne nje pjese te saj, flitet per Samon, personazhi nga Shkodra, qe s’mund të tregojë emrin e vërtetë sepse e ndjek FBI-ja. “Ky 33-vjeçar udhëheq një grup të vogël gangsterësh, të cilët në këtë rajon fitojnë para me kokainë dhe kanabis. Samo është 2,05 metra i gjatë dhe 120 kilogramë i rëndë, por ai është «peshk i vogël», siç thuhet në Shqipëri”, thuhet nder te tjera ne shkrim.

Nga Jonas Breng
(pjesë e shkëputur nga shkrimi i plotë)

Vrasësi

Kush dëshiron të kuptojë dhunën e shqiptarëve, ai përfundon te njerëzit si Samo. Atë  gjen në një kafehane të fshehur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Në një ekran pas tij shihet liga gjermane e futbollit. Samo në të vërtetë nuk quhet Samo, por meqë atë e ndjekë FBI, ai s’mund të tregojë emrin e vërtetë. Ky 33-vjeçar udhëheq një grup të vogël gangsterësh, të cilët në këtë rajon fitojnë para me kokainë dhe kanabis. Samo është 2,05 metra i gjatë dhe 120 kilogramë i rëndë, por ai është «peshk i vogël», siç thuhet në Shqipëri.

Për dilerët si ai gjendja tani është e komplikuar. Kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron ta anëtarësojë vendin e tij në BE në vitet e ardhshme. Për këtë qëllim ai i ka shpallur luftë prodhimit të kanabisit. Në Tiranë njësitë speciale te policisë aktualisht ndalojnë shumë prej veturave të panumërta luksoze, kontrollojnë dokumentet dhe bagazhin. Këtu në rrethinë njësitë e policisë i sulen plantacioneve të kanabisit, konfiskojnë armë dhe djegin ara në të cilat bujqit me vite të tëra kanë mbjellë mariuanë.

Samo është rritur në Shkodër, por disa vite ka jetuar në New York, ku ishte arrestuar për shkak të krimit të organizuar, tregtisë me drogë dhe vrasjes. Rasti i tij u përmend edhe nga mediat. Samo është i lirë vetëm për shkak se disa dëshmitarë u zhdukën gjatë procesit. Ai këtë e tregon duke u zgërdhirë.

«Ata duan t’i tregojnë BE-së se vërtet po bënë diçka», thotë Samo. «Por kjo është qesharake, këtë luftë nuk mund ta fitojnë». Ai ngrihet në këmbë dhe ecën teposhtë në njërën nga rrugët, të cilat shtrihen nëpër lagjet e ngushta të banimit në Shkodër.

Samo është rritur në Shkodër, por disa vite ka jetuar në New York, ku ishte arrestuar për shkak të krimit të organizuar, tregtisë me drogë dhe vrasjes. Rasti i tij u përmend edhe nga mediat. Samo është i lirë vetëm për shkak se disa dëshmitarë u zhdukën gjatë procesit. Ai këtë e tregon duke u zgërdhirë.

Në një dhomë dite me erë myku dhe me perde të lëshuara ai një orë më vonë zë vend në një kanape. Mbi tavolinë gjendet malli: një thes plastike me kanabis dhe pak kokainë. Kanabisi është nga rrethina, kokaina ka arritur përmes një lidhjeje në portin e Vlorës.

Kartelet e Amerikës jugore ndërkohë po e sjellin mallin e tyre direkt në Shqipëri dhe kjo është një risi – në të vërtetë kjo është një rrugë e tërthortë nga tregjet e mëdha në Europën Perëndimore. Kjo tregon fuqinë e re të shqiptarëve. «Ata e dinë, ne mund të dërgojmë mallin e tyre gjithkund, në Danimarkë, në Gjermani, s’luan rol ku», thotë Samo, i cili paguan afër 30 mijë euro për një kilogram.

«Çdokush në Shqipëri e di: mafia për ty i fiton zgjedhjet».

Për dallim nga njësitë në Tiranë policia lokale në Shkodër nuk i nxjerr probleme Samos.

«Një polic i varfër nuk është budalla. Nëse do të më arrestonte, vëllezërit e mi së pari e vrasin atë pastaj gjithë familjen e tij», thotë Samo dhe hedh shikimin në drejtim të një valixheje, e cila qëndron në divan si dëshmi.

Brenda saj: një pushkë automatike, dy revole, një autobombë dhe shumë municion. Ai thotë se vrasja e dikujt nuk është diçka personale, thjeshtë është pjesë e punës.

«Nëse askush nuk ka frikë nga ti, atëherë të shkërdhejnë», thotë Sam dhe lëpin nga gishti një duq kokainë.

Në vitin 2016 në Shqipëri ka pasur 1349 arrestime në lidhje me drogën. Por vetëm 100 dënime. Mes tyre nuk është asnjë «peshk i madh». Ata do të bëjnë gjithçka për të mos arrestuar njërin nga bosat, thotë Samo, kur më vonë del në rrugë. Politika dhe kartelet janë të lidhura ngushtë, tregon ai. «Çdokush në Shqipëri e di: mafia për ty i fiton zgjedhjet». /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: Ku po gabon LSI pas arrestimit të Xhikës, Monika e harroi premtimin
Next: Pas Italisë, Prokuroria i kërkon informacion edhe Greqisë për çështjen “Tahiri- Habilaj”

TË FUNDIT

myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
sidita islami artiste

FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë

ShkodraWeb 18 July, 2026
elisa zverneci 2026

NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka…

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.