“Xhemal Dymylja i kishte kërku ndërhymje Ramiz Alisë mos të më merrnin ushtar”, Ilir Kepa tregon sekretin 30 vjeçar…

Ilir Kepa, një nga emrat e spikatur të futbollit shkodran por edhe shqiptar në fund të viteve 80- të dhe fillim të viteve 90- të, ka treguaar një histori të veçantë e domethënëse, që e ka mbajtur “sekret” deri para pak ditëve. Bëhet fjalë për marrjen nga Vllaznia të futbollistëve të spikatur të rretheve, për të fuqizuar Partizanin e Ministrisë së Mbrojtjes por edhe klube të tjera të kryeqytetit.


Historia e treguar nga Ilir Kepa, i përket vitit 1989 dhe vetëm ndërhyrja e ish- sekretarit të parë të Shkodrës dhe Ramiz Alisë, bëri që ai të mos luante me Partizanin por të vazhdonte me Vllazninë, klub që siç thotë vetë ish- futbollisti, nuk do ta ndërronte me asnjë tjetër në botë.

“Nji histori që asnjeri nuk e dinte ma përpara. Historia e nji fanele kuq e blu.

Në qershor të vitit 1989 ndodhesha tek halla ime në Tirane dhe kisha dal të prisja vajzen e vogël të halles tjeter që do të vinte në Tirane për konkurs. Duke pritur te stacioni i trenit, papritmas ndalon para kambëve të mija një Gaz 69 i ushtrisë me 2 ushtarë dhe nji oficer. Oficeri vjen drejt mejet dhe me thotë:

-Ilir Kepa në emër të shokut Kiço Mustaqi (ministri i mbrojtjes) duhet të vish me neve dhe qysh nesër do jesh ushtar i klubit Partizani.


Unë i tronditur dhe i gëzuar në të njejtën kohë sepse klubi i Partizanit kishte paraqitur interes. ju luta që të më linte kohë nji ditë sa të shkojsha në shtepi dhe të merrja rroba dhe ndërresa që kisha nevojë. Më tha shko dhe në qoftë se nuk vjen, do të kisha pasoja të renda.

Të nesermen nadje shkova tek zyra e Xhemal Dymyles (ish- sekretari i parë i Shkodrës) dhe punët u rregullun shumë shpejt. I kishte kërku ndërhymje Ramiz Alisë që mos të më merrnin ushtar.

ShkodraWeb Channel

Kjo ka qenë sekret ndërmjet mejet dhe Komitetit të Partise të asaj kohe. Isha ma i gëzuari në botë që do të vazhdoja të përfaqësoja ekipin e futbollit, djepin e futbollit të Shqipërisë, VLLAZNIA, që s’ do ta ndërroja me asnji klub tjetër në botë dhe yjet që e kanë përfaqësu at’ klub mitik.”, rrëfen Ilir Kepaj pas më shumë se 30 vitesh një sekret që ka vendosur ta ndajë me të gjithë ne. Është një histori që ka një moral, lehtësisht të kuptueshëm për ata që kanë veshur dhe do të veshin fanelën e rëndë të Vllaznisë! Edhe pse kampionë si Kepa, Briza, Zmijani me shokë, është e vështirë të gjenden sot në futbollin shqiptar! /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel