ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Reshjet e ditëve të fundit largojnë “krizën”, rritet niveli në hidrocentralin e Fierzës…

Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin në javën e fundit është përmirësuar gjendja hidrike në të gjitha HEC-et.

Në Kukës prej më shumë së një jave reshjet e shiut nuk kanë pushuar duke përmirësuar kështu situatën hidrike më liqenin e Fierzës që në katër mujorin e parë të këtij viti ishte në pikën kritike të saj për shkak të mungesës së reshjeve.

Më shumë se 700 metër kub ujë në sekondë ka në lumenjtë që furnizojnë liqenin e Fierzës ndërsa niveli i tij po rritet me shpejtësi nga ora në orë.
Aktualisht niveli i ujit ka arritur rreth 283 metra me një tendencë rritje të qëndrueshme 30 cm në ditë.

Me këtë tendencë rritje në një kohë kur parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu në ditët në vijim shumë shpejt do të e çojë liqenin drejt kuotës maksimale.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.