
Informacion për situatën ne territorin e Qarkut Shkodër
1. *Bashkia Shkodër*
• Gjatë natës ka pasur reshje kryesisht me intensitet te lartë.
•Sipas Administratave të Njësive dhe strukturave te tjera nuk raportohen probleme të EC.
• Strukturat e bashkisë Shkodër ndodhen në terren për verifimimin e situatës nga reshjet e dendura të shiut.
2. *Bashkia Vau Dejës*
• Reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë ne territorin e kesaj bashkie.
Momentalisht nuk raportohen problematika.
3. *Bashkia Fushë-Arrëz*
• Gjatë gjithe natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar.
• Ka prezencë gurësh dhe dherash në disa rrugë rurale.
• Ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
4. *Bashkia Pukë*
Deri në këto momente nuk raportohen probleme nga kjo bashki.
5. *Bashkia Malësi e Madhe*
Per momentin, raportohet per sasi te konsiderueshme shiu e breshëri, disa zona pa energji ne bashkine Malesi e Madhe. Presim qetesimin e situates per raportimet e demeve, nese ka.
6. *Druk Lezhë*
• Janë regjistruar rreth 50 mm reshje shiu gjatë 24 orëve të fundit.
• Nuk janë konstatuar probleme në kanalet e kullimit, argjinatura,
digën e rezervuarit Shtodër.
• Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, rezervuarit Shtodër dhe prurjet në përrenjtë kryesor janë nën kuotat e rrezikut.
• Hidrovoret Velipojë (Vilu, Cas) në gatishmëri dhe funksionojnë normalisht.
Pavarësisht ndërprerjeve të energjisë, nivelet para hidrovoreve janë mbajtur nën kuotën e rrezikut.
7. *DRV Shkodër*
• Në akset rrugore të administruara nga DRV nuk raportohen probleme me qarkullim rrugor.




