ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

REPORTAZH NGA SIRIA/ Pagesa e marrëzisë, një dënim i (pa)merituar…

Nje ish-luftetare e YPJ kurde na pret e buzeqeshur ne hyrje te kampit. Eshte larg imazhit te vajzave bukuroshe me veshje militare dhe kallashnikov te fotove qe publikojne mediat, por shihet qarte se kemi te bejme me nje person te rendesishem atje.

Pas nje udhetimi prej me shume se dy oresh nga Al-Qamishli, kryeqendra e Rozhavas kurde, kemi mberritur ne Al – Hol, kampin famekeq te grave dhe femijeve te IS. Permbi 40 mije persona te kapur nga forcat kurde ne qytetet e çliruara nga kalifati jane atje, te rrethuar me tela me gjemba ne mes te shkretetires siriane. Shumica femije.

Udhetimi yne drejt territoreve ku deri me mars te ketij viti ngrihej flamuri i shtetit islamik, nis nga Erbil, qyteti me rreth 1,3 milion banore, i cili nuk u pushtua asnjehere nga kalifati. Aktualisht zona kontrollohet nga “peshmerget”, ushtria e rregullt e kurdistanit iraken, e cila luajti nje rol thelbesor ne fitoren ndaj IS. Nga dalja e qytetit e deri ne kufirin me Sirine, nisin nje pas nje postoblloqet e ushtrise. Nje ne çdo 20 a 30 km. Pas me shume se 300 km kemi mberritur ne kufi. Lumi Tigri ndan ne mes dy shtetet e vetedeklaruara kurde. Nga njera ane Kurdistani Iraken i peshmergeve, nga ana tjeter Kurdistani sirian qe kontrollohet nga forca e armatosur e PKK (Partia e Punetoreve te Kurdistanit), e cila pas marrjes se kontrollit ne zone, ka marre emrin (SDF) Syrian Democratic Forces. Edhe kjo force ka mbajtur nje peshe te rendesishme ne luften ndaj kalifatit islamik. Qendresa e djemve dhe vajzave kurde ne Kobane eshte kthyer ne simbol te luftes ndaj IS. Ndersa hyjme ne territorin sirian, perballemi me ushtaret femra te SDF. Jane me dhjetera ne piken e kalimit kufitar dhe kontrollojne çdo levizje. Ne zyrat e shtetit te ri, jane te vendosura portretet e Abdullah Oçalan, liderit te PKK qe vuan denimin me burgim te perjetshem ne Turqi. Per kurdet eshte nje hero kombetar e lider shpirteror.

Per te hyre ne Kurdistanin sirian, duhet nje proçedure e cila zgjat plot 4 ore mes kalimit nga nje zyre ne tjetren, fotove, shenjave te gishtave, deklarimit nje per nje te materialeve, deklarimit te qellimit qe kemi si dhe paisjes me dokumente shoqeruese ne arabisht. Pasi mbaron e gjitha kjo, duhet pritur pergjigja perfundimtare e sherbimit inteligjent kurd, nje strukture e sapoformuar e cila ushtron ndikim ne te gjithe territorin. Pergjate gjithe kohes se pritjes, njerez te armatosur levizin rreth e rrotull duke na bere vazhdimisht te ditur se nuk duhet te shkrepim qofte dhe nje foto te vetme. Perkthyesi qe na shoqeron shpjegon se nese behet nje tentative e tille eshte mjaft e rrezikshme per te gjithe trupen tone.

Pas kater oresh, me ne fund lejohemi te hyjme ne Siri. Rruga nga kufiri drejt Qamishlit eshte thuajse e shkretuar. Te vetmit qe levizin pergjate saj jane autobotet e naftes dhe luftetaret kurde ne postoblloqet e shpeshta ne te gjithe gjatesine e saj. Ne te dy anet ka nje pafundesi pusesh nafte. “Jane me shume se 250 dhe tashme jane prone e qeverise se re kurde” – na shpjegon perkthyesi vendas.

Ne qytet mberrijme ne mbremje, pas me shume se tre oreve rruge.

Ne Qamishli jane vendosur disa nga zyrat kryesore te qeverise se re kurde, edhe pse me shume probleme per shkak te pranise atje te nje numri te konsiderueshem banoresh siriane, perkrahes te presidentit Asad. Per kete arsye, qyteti me rreth 80 mije banore, eshte i ndare me distrikte mes milicive vullnetare te armatosura me kallashnikove. Perkthyesi na porosit me shume se njehere qe mos te dalim nga hoteli te pashoqeruar. “Vetem 150 meter larg, eshte postoblloku i pare i perkrahesve te Basharit. Nese do afroheni atje, do keni shume probleme. Mundet edhe t’ju qellojne”.
Vertete ne qytet ka nje Status Quo, persa kohe armiku i perbashket jane IS ende i paasgjesuar dhe Turqia, e cila po ndjek zhvillimet, e gatshme per te nderhyre. Sidoqofte kjo marreveshje eshte shume e brishte dhe perplasjet mes milicive qytetase nuk mungojne.

Per te patur lejen e hyrjes ne kamp, duhet ti drejtohemi serish nje zyre te sherbimit sekret. Pas proçedurave te perseritura, foto, dokumente, deklarim te qellimit te vizites, me ne fund kemi lejen e shume pritur. Do udhetojme drejt Al Hol.

Nje tjeter udhetim i gjate ne shkretetiren siriane, permes postoblloqeve dhe qytezave fantazma me ndertime blloqesh e balte. Shenjat e nje lufte te pergjakshme jane kudo evidente.

Ne hyrje te kampit gjejme nje numer shume te madh personash te moshuar qe jane rreshtuar perballe portes kryesore. Mesojme se jane familjaret e grave te kampit. Kryesisht siriane dhe irakene. Sjellin ushqime dhe veshje. Qendrojne per ore e ore aty, megjithese temperatura shenon 42 grade. Kapercejme porten kryesore, te ndjekur nga vezhgimi i rrepte i rojeve qe na bejne me shenje te mos prekim celulare apo kamera pa urdherin e tyre. Ne total kampi ka permbi 80 mije persona dhe eshte i ndare ne dy pjese. Nga njera ane jane refugjatet e luftes nga siria dhe iraku. Rreth 40 mije fryme, te cilet kane te drejte te hyjne dhe dalin nga territori i rrethuar me tela me gjemba. Nga ana tjeter jane familjet e terroristeve te IS. Te mbyllura brenda rrethimit dhe rreptesisht te kontrolluara per te mos dale nga kampi. Kuptohet qe mes dy grupeve ka nje tjeter rrethim te brendshem per te evituar çdo perplasje.

Pasi jemi vendosur per rreth 30 minuta ne nje konteiner veçmas rruges kryesore qe te çon drejt tendave te kampit, forcat e sigurise na japin lejen te hyjme. Do jemi te shoqeruar hap pas hapi nga 3 prej tyre. Kjo behet per sigurine tone pasi kemi te bejme me persona teper te rrezikshem qe edhe pse gra, jane te gatshme te vetesakrifikohen duke bere sa me shume dem.

Pasi kemi bere nje xhiro permes çadrave, te ndjekur nga reagime agresive dhe thirrjet ne gjuhen arabe te grave te mbuluara kembe e koke me niqab, nje luftetare kurde na sjell nje xhihadiste belge dhe djalin e saj jo me shume se tre vjeç.

“Po na vr.asin. Ketu po ndodhin gjera te perbindshme. Askush nuk po nderhyn. Çdo nate digjen çadra, qellohen grate me thika, apo me leva hekuri. Ka nje grup te madh ekstremist qe po zhduk secilen nga ne qe shfaqet e penduar. Nese nje femer kerkon te heqe kete veshje te mallkuar, eshte e vd.ekur. Nese nje femer kerkon te kthehet ne vendin e saj, eshte e vdekur. Nese nje femer leshon nje interviste, eshte e vdekur. Per kete ne te gjitha jemi te tmerruara per jetet tona dhe te femijeve. E di qe kemi gabuar dhe po paguajme per kete, por idea jone per shtetin islamik ishte krejt tjeter kur erdhem ketu”. Ndersa flet me ne, shperthen ne lote.

Largohet si hije sapo thote ato pak fjale, duke mbajtur ne krah nje femije te bukur me floket ngjyre gruri.

Shoqeruesi na sqaron se pak nete me pare kane vr.are dy gra. Te tjera jane vr.are gjate ketij muaji. Njera shtatzene. Jane gra qe vr.asin gra. Ekstremiste te Shtetit Islamik (IS) te cilat kane bere pjese ne policine e sheriatit ne Daesh, kryesisht nga Iraku, Tunizia, Somalia, çeçenia. Disa here ne kamp, dita eshte gdhire me flamujt e ISIS te shpalosur ne hapesirat mes çadrave, nje shenje e qarte kjo se vetem per pendese nuk flitet nga grate e shtetit islamik. Sipas shoqeruesve tane, situata eshte duke u pershkallezuar dita – dites dhe duket qarte se grate terroriste po riorganizohen ne territorin e kampit. Vetem nje jave me pare, nga Al Hol, tre prej tyre kane regjistruar dhe shperndare nje video propagandistike. Me nje flamur te IS pas shpine, ata deklarojne: “Mendoni se na keni burgosur ne kampin tuaj te ndyre, por ne jemi nje bombe e kurdisur. Prisni dhe do ta shikoni”.

Ne xhiro permes çadrave ka nje numer shume te madh femijesh. Na ndjekin nga pas duke kerkuar lemoshe. Shoqeruesit na thone se megjithe perpjekjet e organizatave humanitare per t’i bindur nenat e tyre qe femijet te frekuentojne shkollen, askush deri tani nuk ka pranuar. Nderkohe brenda çadrave qarkullojne ne fshehtesi libra e fletushka te propagandes se ISIS te futura ilegalisht nga te afermit e grave xhihadiste.

Perfaqesuesit e sigurise ne kamp na bejne nje pohim shokues. Per ta çdonjeri nga 40 mije personat e kampit, ne dokumenta eshte i klasifikuar si terrorist. Kjo eshte nje lloj damke qe i jepet ne dosjen shoqeruese secilit prej individeve te kampit, nese nje dite do te kthehet ne vendin e origjines. Ketu nuk ben perjashtim as nje femije i sapolindur. Sipas tyre Al Hol eshte nje bombe ne pritje per te shperthyer dhe prania e 400 rojeve per 40 mije vete, eshte e pamjaftueshme.

Ne nje moment kur jemi thuajse ne perfundim te qendrimit tone ne kamp, kerkoj disa informacione per gra dhe femije shqiptare. I shpjegoj se te pakten ne nje rast kemi te bejme me nje histori njerezore kur nje gjyshe hyn ne mes te luftes ne territorin e kontrolluar nga IS, vetem per tu gjendur prane nipit dhe mbeses se mitur. I jap emrat e Eva dhe Endri Dumanit qe se bashku me gjyshen mbahen ne Al Hol edhe ose nuk kane asnje lloj lidhje me IS e as me ndonje organizate tjeter terroriste. Nuk kemi sesi ti klasifikojme pjese e kesaj organizate. Si keta jane me dhjetra njerez pa faj, qe kane perfunduar atje jashte deshires se tyre. Njeri nga shoqeruesit me sheh dukshem me perçmim dhe sqaron se shqiptaret dhe kosovaret jane nder terroristet me te pergjakshem qe ka pare lufta e Sirise. Kane bere krime dhe kane paguar. Sa per rastin e femijeve me gjyshen, une se njoh, por nese shteti shqiptar ben kerkesen, askush si mban ketu. Eshte pergjegjesi e shtetit shqiptar e jo e jona. Per sa kohe qe qendrojne ne kamp, ata jane terroriste si gjithe te tjeret, – e mbyll krejt ftohte diskutimin.

Ne realitet duket se kurdeve iu ka mbetur topi ne fushen e tyre. Shume nga grate, jane te gatshme te shkojne ne burg ne vendin e tyre te origjines, vetem qe te largojne femijet nga ky ferr. Problemi eshte se asnje shtet nuk ka marre persiper nje aksion te tille perveç Kosoves qe ka terhequr nga kampet 110 gra e femije. Thuajse te njejtin numer ka edhe Shqiperia por deri tani askush nga grate dhe femijet shqiptare nuk kane mundur te kthehen ne vendin e tyre. Burime diplomatike bejne te ditur se po behen bisedime intensive per te gjetur nje zgjidhje te shpejte por ky operacion kerkon kohe. E ndersa muajt kalojne, femijet shqiptare detyrohen te jetojne ne kete mizerie, ne mes te shkretetires siriane, duke vuajtur papergjegjshmerine e prinderve te tyre.

Njerin nga keta arijme ta takojme ne sektorin e femijeve jetime te kampit. Nje 11 vjeçar i cili ka mbetur i plagosur ne kembe gjate bombardimeve ruse ne Baghouz, fortesa e fundit e IS. Vogelushi per 5 vite ka jetuar ne Siri bashke me nenen dhe burrin e saj, nje xhihadist shqiptar nga Maqedonia, tashme te dy te vrare gjate bombardimeve. I larguar nga shtepia ne moshen 6 –vjecare, ai ka harruar thuajse krejtesisht shqipen dhe flet vetem arabisht. Me veshtiresi tregon sesi per disa jave pas renies se Baghouz, ka levizur me kemben plage sa ne nje fshat ne tjetrin bashke me tre gra Kosovare, derisa jane kapur nga luftetaret kurde.

I vogli nuk mundet te qendroje me shume me ne, dhe kerkesa e tij e sinqerte: “Tani do vij me ju”, nuk merr asnje pergjigje, por vetem lote dhe revolte nga secili prej nesh.

Ndersa jemi ne dalje, kembehemi me nje varg makinash te kryqit te kuq. Ka nje prezence aktive te organizatave me te njohura te globit qe asistojne me baze materiale dhe me burime njerezore. I japin ndihme njelloj edhe atyre qe ne rastin me te pare, do kerkojne t’i masakrojne si “kufare”. E mendoj me njefare revolte kete.

Po bie mbremja ne Al Hol. Grate e mbuluara me te zeza, vazhdojne ecejaket neper rruget gjithe pluhur. Nuk dihet çfare kane ne mendje. Nuk dihet sa prej tyre kane ne mendje ti rikthehen nje jete normale, ashtu siç e kishin perpara marrezise kolektive per te krijuar nje shtet ne nje toke qe nuk ishte e tyre. Nuk dihet sa prej tyre ne rastin me te pare do rrokin armet kunder çdokujt qe eshte kunder ISIS. Per sa kohe te jene keta dilema, fatkeqesisht keta gra jane kercenim per kedo. Deradikalizimi i tyre, dhe mbajtja nen kontroll te rrepte, ndoshta do te ishte nje rruge e drejte, por cili shtet e merr persiper nje risk te tille? /Nga Taulant KOPLIKU, Al – Hol (Siri), Shtator 2019/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.