Rënia e gurëve nga mali ka vijuar edhe gjatë dites së sotme në Torovicë të Lezhës. Shirat e rënë gjatë natës kanë sjellë shkëputjen e dy shkëmbinjeve nga mali që fatmirësisht kanë ndaluar në rrugë, në një kohë kur nuk kalonin mjete.Shkëmbi i parë ra në kilometrin e 4-ët të rrugës Balldre – Torovicë shumë pranë banesave që ndodhen në këtë zonë, ndërsa shkëmbi i tjeter ra 1 km me larg.
Emergjencat Civile në Prefekturen e Lezhës thonë se pas verifikimeve ne terren është kërkuar ndëhyrje emergjente, pasi renie gureve përbën rrezikshmeri të lartë.
Në dy vendet ku kanë rënë shkëmbinj `gjatë dites së sotme është bllokuar njëri kah i lëvizjes, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë për largimin e tyre.Ditën e martë, dy shkëmbinj nga mali i Torovicës në Lezhë ranë drejt një banese. Për fat nuk pati të plagosur, por për pak ngjarja mund të kthehej në një tragjedi. Pesë anëtarët e familjes u traumatizuan pasi kujtojnë ngjarjen e një viti më parë, kur vdiqën tre persona pikërisht nga shkarja e shkëmbinjve. /Burimi: TV Rozafa/