Aksioni i bujshëm i RENEA-s në dy ditët e fundit në vend është ndërmarrë nga 36 efektivë policie gjithsej. Gazetari Artan Hoxha tha në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu se ata janë futur në zonat ku policia lokale “nuk kthen dot as kokën”
Shënjestër e këtij operacioni kanë qenë lagjet Kiras dhe Dobraç në Shkodër ku ka pasur dyshime se fshihen persona të përfshirë në ngjarje te renda, si dhe lokali i Edison Begos në Vlorë të cilit iu vunë prangat dy netë më parë.
“Si do arrestoheshin autorë të ngjarjeve ku prokurori nuk ka lëshuar urdhër arresti. RENEA doli dhe ka hyrë në Kiras dhe Dobrac që nuk hyn dot policia e Shkodrës. RENEA hyri pa e njoftuar policinë lokale. Janë çuditur që kanë parë dy furgonë. Kanë hyrë në një Fier që nuk guxon policia aty. Kanë hyrë te Oslo në Vlorë që policia nuk vepron. Ky është lokali i Edison Begos.
Në këtë tavolinë është ndërhyrë për këta persona. Është ndërhyrë në këtë lokal se RENEA kishte informacion se në këtë lokal rrinë persona të skeduar nga policia. U gjetën njerëzit e armatosur dhe pastaj u njoftua policia lokale. Në Durrës u kap një person i shpallur në kërkim. Ata kanë hyrë vetëm në lokale ku rrinë persona të botës së erret
Kjo ndërhyrje është bërë edhe për të dhënë një mesazh për kriminelët që të mos dalin haptas në qytet. Keni parë ndonjë boss ju që të dalë dhe të luftojë me policinë” tha Artan Hoxha.