Tetë pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut si pasojë e infeksionit COVID-19. Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1173 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 134 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 34 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.