
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është kritike dhe mbetet në qendër të vëmendjes.
Ai ndodhet i intubuar në repartin e terapisë intensive të spitalit “Evangelismos” në Athinë, ku po përballet me komplikacione të rënda shëndetësore.
Sipas raportimeve, përkeqësimi i tij ka qenë i menjëhershëm që nga mbrëmja e së enjtes, duke nxitur një situatë alarmante në ambientet e ICU-së. Kryepeshkopi po vuan nga probleme serioze në disa organe jetësore, dhe stafi mjekësor po punon intensivisht për ta mbajtur në jetë.
Anastas Janullatos, një figurë e rëndësishme e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ka qenë prej ditësh në kujdes të vazhdueshëm, ndërsa situata e tij mbetet tejet shqetësuese.