Rëndohet bilanci i termetit shkatërrimtar në Turqi, 29 persona kanë humbur jetën dhe janë shpëtuar 43…

Termeti shkaterrues me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter qe shkundi fort mbremjen e djeshme rajonin lindor të Turqisë ka lene pas deri tani 29 viktima.


Ora19:13

Ka shkuar në 29 numri i personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit tragjik 6.8 ball që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme. Deri më tani janë shpëtuar 43 persona, ndëra ekipet e kerkim shpetimit vijojne kerkimet per te mbijetuar nen germadha.

Ora 09:50

Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 17 njerëz humbën jetën dhe 654 njerëz u lënduan në Elazığ, provinca e tronditur më rëndë.

Katër njerëz humbën jetën dhe 226 njerëz u dëmtuan në provincën fqinje të Malatya me dëmin kryesor që po ndodh në rrethin Doğanyol. Dhjetera të tjerë u dëmtuan gjithashtu në provincat jugore dhe juglindore të Adıyaman, Kahramanmaraş, Dijarbakir, Şanlıurfa dhe Batman.

Ora 08:30

Mediat turke raportojne se mbi 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 21 persona. Nderkohe numri i te plagosurve ka kaluar mbi 1030 të lënduar. Ata janë dërguar në spital për mjekim.

Flitet per se paku 30 persona nën rrënoja per te cilet vijojne aksionet e shpëtim- kërkimit.