Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas në Tiranë, duke u marrë jetën katër personave. Personat janë nga e njëjta familje: babai, nëna dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa ka mbetur i p.lagosur edhe drejtuesi i mjetit.
Aksidenti ka ndodhur kur makina me të cilën udhëtonte familja me pesë persona brenda ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.
Përplasja ka qenë kaq e fortë sa i marrë jetën katër personave në bord, ndërsa drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital. (foto ilustrim)
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh.B., ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.