EMRAT – Kush janë të rinjtë që humbën jetën nga përplasje e veturës së tyre me kamionin me targa të Kosovës…

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushës Krujës, në afërsi të fshatit Borizanë. Fillimisht u raportua se tre persona kishin humbur jetën dhe një tjetër i dëmtuar në gjendje të rëndë, ishte dërguar në spital në Tiranë. Mësohet se në makinën që udhëtonte me shpejtësi të lartë ishin katër të rinj. Natën e kaluar në spital, edhe personi i katërt ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra nga përplasja e mjeteve. Emrat e personave që humbën jetën janë: Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.


Mësohet se katër personat janë nga fshati Larushk i Fushë Krujës. ‘Audi’ me targë AA 848 ZZ, si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte ka goditur  nga pas një kamion me targa të Kosovës. Përplasja ka rezultuar fatale për katër personat që po udhëtonin me ‘Audi’-n. Automjeti me të cilën udhëtonin të rinjtë është përplasur me një kamion, çka ka shkaktuar pasoja fatale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.