RENDI I DITËS – Pas një muaji pushim, rikthehet të hënën Kuvendi i Shqipërisë…

Kuvendi i Shqipërisë nesër do të hapë sesionin e VI -të të Legjislatures se IX -te. Pas rreth një muaj pushim, ditën e nesërme do të nisë puna në Kuvend dhe Komisionet Parlamentare.


Këtë legjislaturë, Kuvendi do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit.

Seanca e nesërme, e cila pritet të jetë thjesht formale do të mbahet në orën 17:00 dhe në rend të ditës janë 5 pika.

1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të dateës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)

6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)