Mund të keni parë kartona të kuq nga më të çuditshmit apo të marrë në pak minuta loja, por kjo që ka ndodhur në Kupën e Argjentinas është me të vërtetë unike. Futbollisti Fernando Tobio ka vendosur rekord pasi nuk ia ka arritur të qëndrojë në fushë më shumë se 8 sekonda nga starti i ndeshjes.
Mbrojtësi i Rosario Central në një ndeshje të Kupës së Argjentinës ndaj Godoy Cruz, ka marrë një ndëshkim me karton të kuq rekord. Ndeshja kishte vetëm 8 sekonda që kishte nisur, por mbrojtësi ka bërë një ndërhyrje të ashpër në hyrje të zonës, e cila është ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor.