
Shuhet kineasti i njohur Kristaq Dhamo në moshën 89-vjeçare. Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se regjisori u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.
“Kjo foto e zgjedhur bukur nga arkivi dhe dhuruar nga një bashkëpunëtor i Kristaq Dhamos, më duket më përfaqësuesja sot që Kristaqi u nda nga ne nën kujdesin e vajzave të tij Rudinës dhe Delinës, të cilat kanë qenë shembulli më model i dashurisë së dy vajzave, për një baba, edhe pse ai prind ishte dhe do të mbetet një burre i shenjtë për pasurinë dhe begatinë shpirtërore të një vendi e një populli të tërë.
Iku një dhome ngjitur me Dhorkën, bashkëshorten dhe bashkëudhetaren e tij trimëreshë, njeiru i dritës më të madhe dhe dashurisë thjeshtësisht e madhërisht për njerëzore. Myzeqar i artë i begatisë së punës përtej ndoshta çdo përfytyrimi të sotëm. Miku im më i mirë, mësuesi e shpëtuesi i shpirtit tim, qetësisht dhe madhështor! Lamtumire”, shkruan regjisori ne Facebook.
Kristaq Dhamo lindi më 20 Pril 1933 në Fier, Shqipëri. Mbaroi studimet në Institutin e Lartë Kinematografik në Budapest, Hungari. Fillon të punojnë në Film Studio “Shqipëria e Re”, ku realizoi filmin “Tana” më 1958.
Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.
Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!