Mesa duket ka humbur durimin një shtetas 73- vjeçar, i cili nuk ka duruar dhe ka kallzuar në policinë e Shkodrës Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ose siç quhet Rëndom Hipoteka Shkodër. 73- vjeçari është paraqitur në polici ku ka deklaruar se është refuzuar disa herë nga hipoteka për një banesë të blerë me akt noteral në vitin 2000.
“Më datë 15.05.2018, shtetasi A.M, vjeç 73, banues në Shkodër, kallëzon se ka aplikuar disa herë për marrjen e certifikatës së pronësisë, për banesën e blerë me akt noterial në vitin 2000 dhe punonjësit e ZRPP, i kanë refuzuar pajisjen me certifikatë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin ee policisë Shkodër.
E çuditshme është që 73- vjeçari nuk është orientuar apo ndihmuar të denoncojë në portal, ku sipas vetë kryeministrit Rama, kanë marrë zgjidhje shumë ecejake apo edhe probleme të qytetarëve që janë ankuar.