Refuzoi të kontrollohej nga Garda para seancës, por KPK e shkarkon në mungesë prokurorin e njohur…

Eshe një tjetër prokuror mbetet në “rrjetën” e vetting- ut. Mësohet se është shkarkuar nga detyra prokurori Dritan Gina. Vendimi është marrë nga KPK.

Raportohet se Gina refuzoi të kontrollohej nga forcat e sigurisë dhe ka tentuar të futet me forcë në seancë. Garda se ka lejuar ish-prokurorin të futet pasi nuk kishte me vete kartë identiteti.


Edhe pse ai nuk është lejuar në seancë, vendimi i shkarkimit është dhënë në mungesë së tij. Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, edhe ajo ish- prokurore e shkarkuar nga procesi i vetting- ut.