Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione

Reformë mediatike…

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Vajtja e Fevziut të Klanit te Topi i Blushit nuk është një event dosido, është një rrufe në qiell të kaltër. Ngjarjes madhore me protagonistë dy kollosët e gazetarisë së shkruar dhe vizive i duhet dhënë rëndësia e duhur. Të shfrytëzohet ky tërmet viganësh për të bërë një reformë mediatike, disa lëvizje të nevojshme për të evituar traumat psikike duke përmirësuar sa të jetë e mundur gjumin e shprishur të shqiptarëve pas çakërdisjeve halucinative të të enjteve mbrëma.

Meço Nëmërçka, për shembull, të shkojë urgjent te Klani ku çdo të enjte mbrëma të bëjë programin me titull SÇBFPJOL ose MRRPMXHE.

Të dali një trim ti thotë Ylli Ndroqit se e ka tepruar me çuna oficerash sigurimi në televizionin e tij.

Zheji ta vazhdojë 360 gradëshin rretheqark Orës në stilin “Rock around the clock”, pa harruar ta ftojë në Tiranë si pjesë të përherëshme të emisionit titanin e retorikës globalistike, Syçin, i cili me këtë rast, pasi ti thotë lamtumirë Amerikës, të përgatitet për postin që plotësisht e meriton, Ministër i Brendshëm në zgjedhjet e ardhëshme.

Perfeksionisti i tekstit, komunisti Dritan Hila, t’ja lërë përkohësisht Arenën e vet Ballës së pallës për tu kthyer ku vajti Geron Xhafaj, matanë detit, ku, siç thonë, edhe Hila ka një dava’ giudiziare pezull.

Për arësye që i merr vet me ment, Kastriot Myftaraj t’ja ndërrojë emrin programit të vet nga “Ju Flet Moska” ta bëjë “Ju flet Bishkeku”.

Pakashumë për të njëjtat motive, gazetari investigativ Artan Hoxha, ai punët e Kanabisit i di në majë të gishtave, të iki ca kohë pas Donald Lu-së në Kirgizi për tu dhënë drejtim disa problemeve me rëndësi gjeostrategjike ndërkontinentale.

Televizioni Report TV i Carlo Bollinos është definitivisht televizioni informativ më i ndjekur në çdo shtëpi, lokal, restorant, hotel, burg. Por Carlo të mos flerë mbi dafina. Të dëshmojë se me të njëjtën energji dhe shpejtësi që bëri dy Bunk’Arte të supersuksesëshme, është i aftë të realizojë brenda këtij sezoni Talk Shown e premtuar që do ti hedhi në hale të gjithë të tjerët.

Për një kombinim sa më efikas të spektaklit populist, gjeopolitikës së divulguar, artit dhe kulturës së shkretëtirtë pa asnjë frymëzim që shërben si mjete mbijetese, Ardit Gjebrea të këmbehet me Fatos Lubonjën. Nëse eksperimenti shkon mirë, pra nëse gjithologjia e të dyve do rezultojë funksionuese edhe në mjedise të ndryshme, hallall, të vazhdojnë të rrinë në vendet e reja. Në mos, ti bëjnë derman vetes.

Robert Rakipllari, Lenc Vangjeli, Skënder Minxhozi, Aleksandër Çipa, dhe disa diva të tjerë të këtij kalibri të paguhen nga Gëzim Ismaili të venë për ca kohë ti nxjerrin gjumin TV Shijakut duke e gudulisur me një fije bari te veshi. Ti gjejë ku të dojë paret Gëzimi. E rëndësishme është që pjesëmarrja e të sipërpërmendurve në televizionin e parë privat të mos preki programet e nazistes Eliana Hoxha, antikomunistit të paepur Nebil Çika, dhe ish komisarit të kurvit shndrruar në demokrat Bejdo Malo.

Për ta garantuar suksesin edhe për 10 vitet e ardhëshme pa mënyra vulgare me bythë e cica të zbuluara femrash, brenda kësaj reforme, Arjan Çani duhet të bëjë diçka që çudi si nuk i ka vajtur mendja deri tani. Nga dera ku futen në skenë të ftuarat me brekë e pa brekë, e deri tek vendi ku do ulen këmbë mbi këmbë, pra në një gjatësi nja 10 a 15 metra, të vihen nën dysheme disa ventilatorë, era e të cilëve duke fryrë nga poshtë, të ngrerë lart fustanet e të ftuarave si fustani i Merilin Monrosë te ai filmi. Në këtë mënyrë, përveç kënaqësisë estetike që provon çdo mashkull nga ngritja e fustanit të femrave nga era, publiku nuk do lodhet ta marrë me ment ka apo ska gjë nën fustanet gjysëm transparente, por do verifikojë me sytë e vet nëse mysafiret janë me apo pa brekë.

Nga 20 vjet rrjesht dit për dit të njëjtin “capriccio molto apassionato për çifteli dhe gajde”, tek nat për nat të njëjtin “marsh funebër për film horrori”, Mero Bazja ta bëjë duke kaluar nga gazeta TemA te TemA TV.

Gjatë dhjetëra viteve “Zëri i Amerikës” nuk e tha kurrë një fjalë kundër kurvit dhe TVSH nuk i njohu kurrë asnjë avantazh Amerikës. Për një normalizim sado modest të kësaj katastrofe deri më tani të shurdhët, si drejtuesa të institucioneve shtetërore që kanë qënë dhe janë nën thundrën e Sigurimit, Elez Biberaj dhe Thoma Gëllçi duhet të ndërrojnë vendet me njëritjetrin. Biberaj të mos harrojë të marri me vete veteranin e manipulimit propagandistik me përmasa planetare, Ilir Ikonomin. Për ti dhënë një frymëmarrje të re Zërit të Amerikës duke i shkundur mykun dhe pluhurin,Gëllçi të marri me vete më prodhimtarin e mediave shqiptare, Kel Demin. Keli me siguri do pranojë. Se vërtet do lerë në Shqipëri gjithato punë, por do bëjë në Amerikë gjithato shërbime, posaçërisht çështjes çame.

Të vazhdojë të vejë televizion më televizion si hyzmeqar i njërit e tjetrit, nuk është në nderin dhe dinjitetin e korifeut mediatik Ylli Rakipi. Kolonjari Ylli duhet të vërë në lëvizje të gjitha cepat e tij për të ngritur urgjent nga varri vazhduesen e denjë të Konicës së madh, gazetën Albania, dhe vënien në funksionim të televizionit pranë gazetës në fjalë, “Albania Television” që tash e tutje do bëjë hatanë me të ekspozuar e të pa ekspozuar, të gjallë e të vdekur, të kallur e të pakallur.

Më i madhi i opinionistëve dhe editorialistëve shqiptarë, ai që gazetarinë nuk e ka mësuar si mësojnë ca kitarën “me veshë” por e ka studiuar me rrënjë e me degë me vite nëpër universitetet e Europës, Ervis Iljazaj, tani e përgjithmonë, të nxjerri shpatën dhe të vrasi e të presi sa majtas sa djathtas, të çajë barqe e të thyej kocka, si ti dojë kokrra e qefit.

Brenda kësaj reforme duhet menduar edhe për defuntët. Pasi Ilva Tare të emërohet ambasadoreshë në Angola ose në Madakaskar, dhe Drejtoreshë e televizionit OraNews të jetë bërë Aurora Sulçe ndërsa drejtor i informacionit me të drejta të pakufizuara i papërtuari Roland Qafoku, Tonight-in e Ilvës ta udhëheqin nga varri, një herë Dan Klosi, tjetrën herë Andrea Stefani. /Nga Edison YPI/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Po me Rita Orën ç’patët xhanëm?
LAJM PAS: “Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun!…”

TË FUNDIT

OPINION – Shqipëria si një shtëpi “Big Brother” nën monitorim me kamera, kush është “Vëllai i Madh” që na vëzhgon…?!
  • Kryesore

OPINION – Shqipëria si një shtëpi “Big Brother” nën monitorim me kamera, kush është “Vëllai i Madh” që na vëzhgon…?!

1 day ago
NGA EDI RAMA – 225 mijë eurot jo para lobimi, por borxh që McGonigal ia kishte Agron Nezës…
  • Kryesore

NGA EDI RAMA – 225 mijë eurot jo para lobimi, por borxh që McGonigal ia kishte Agron Nezës…

2 days ago
NGA AGRON GJEKMARKAJ – Berisha e dominon PD- në, Basha është i dobet dhe një karikaturë e tij e asgjë me shumë
  • Kryesore

NGA AGRON GJEKMARKAJ – Berisha e dominon PD- në, Basha është i dobet dhe një karikaturë e tij e asgjë me shumë

2 days ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

5 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

6 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.