Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

REFLEKTIM NGA ZIJA VUKAJ – Në paradhomën e poetit Mjeda…

ShkodraWeb 1 month ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

3

(Akoma jemi në paradhomë- pothuajse krejt i pastudiuar si poet)
Për të kuptuar poetët tanë të traditës, duhet të vështrojmë në burimet e tyre të frymëzimit dhe të vëzhgojmë mjeshtrat nga u frymëzuan, për ta përsosur artin e tyre poetik. Ndre Mjeda është i vetmi poet shqiptar, që meriton të quhet neoklasik. Talentit të tij të pazakontë iu bashkua erudicioni i një individi faustian dhe ndikimi i korifejve të neoklasicizmit italian e më gjerë.

Kur lexon kumbimet muzikore të simfonive poetike të Mjedës, padashur të jehojnë këto mendime të poetit kombëtar (vate nazionale) Gabriele d’Annunzio mbi vargun poetik: “Një varg i përsosur është absolut, i patjetërsueshëm, i pavdekshëm; mban në vete fjalët me një ndërlidhje diamanti; e mbyll mendimin si në një rreth preciz, që asnjë forcë më nuk arrin ta thyejë; bëhet i pavarur ndaj çdo lidhjeje e çdo sundimi; nuk i përket më mjeshtrit, por është i të gjithëve dhe i askujt, si hapësira, si drita, si gjërat imanente e të përjetshme.

Një mendim i shprehur saktësisht në një varg të përsosur është një “mendim i paraformuar” në thellësinë e errët të gjuhës. I nxjerrë nga poeti, vazhdon të ekzistojë në ndërgjegjen e njerëzve. Poeti më i madh është, pra, ai që di të zbulojë, të zhvillojë, të nxjerrë një numër më të madh të këtyre paraformimeve ideale. Kur poeti është pranë zbulimit të një prej të tilla vargjeve të përjetshme, është i paralajmëruar nga një rrëke hyjnore gëzimi, që ia pushton papritmas gjithë qenien.” (Nga romani “Kënaqësia” D’annunzio”- përkthimi im, 2008, fq 168).

Ndërsa Mjeda bashkon me një guxim të frikshëm tri arte bashkë: poezinë, muzikën dhe pikturën; dhe ja, nga “Andrra e jetës”; një diktat ritmik i destinuar për një lexues me vesh të brendshëm muzikor; gjithçka e intonuar, gjithçka e vendosur në tonalitetin përkatës. Për ta interpretuar duhet doemos pentagrami dhe tri duar: dora e poetit, e piktorit dhe e muzikologut.

“E kandshme asht hana,
kur del me zana,
e n’tokë me dritë përndaret.
hyjzit që shndrisin
e që shetisin
n’për qiell janë t’bukur faret
kur del agimi
e rruzullimi
me j’dritë kuqloshe mblohet
e përmbi kashta
shndrit’ pika lashta
zemra për mall gazmohet.
Asht i madh shendi
kur ndihet shpendi
ndër pyje tuj pigrue;
e knaqshma a j’lule
kur ju përkule
o fllad i leht me e lmue
Por s’i ngjet qielli,
nuk i ngjet prilli
as fllad që shëtit lulet
e me erna veshet,
foshnjës që i qeshet
nanës, kur mbi të përkulet.

E gjitha kjo “arie” poetiko- muzikore, mbushur me dashuri njerëzore dhe frymë biblike, duket si ilustrim i pikturës së famshme të piktorit të Rilindjes italiane Cesare da Sesto (1477- 1523) “Madona me Fëmijën Krisht”. /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Ekzekutoi ish- vjehrrin dhe ish- kunatin, merr fund pas tre muajve arratia e 49- vjeçarit në kërkim…
LAJM PAS: EMRAT – Përfundon riorganizimi i FRPD- së, zgjidhet Kryesia dhe drejtuesit e tjerë, Arvit Bushati nënkryetar…

TË FUNDIT

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

35 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

3 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër

TË FUNDIT

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

35 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

3 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

3 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.