Skip to content
17 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

REFLEKSION – Mbyllja e institucioneve arsimore lajm i keq jo vetëm për mësues e nxënës por edhe shoqërinë

ShkodraWeb 23 September, 2022
kolegji mehmet akif tirane 010

Mbyllja e një shkolle është lajm i keq. Ashtu siç vazhdoj ta konsideroj lajm të keq mbylljen e një sërë universitesh private në vend pas vitit 2013. Më mirë një institucion arsimor jo në nivelin e duhur dhe që mund të përmirësohet se një i mbyllur apo të transformohet në një bisnes tjetër.

Institucionet vendase e të huaja private, nisën të lulëzonin si në të gjithë botën pas vitit 1990, me përmirësimin e bazës ligjore që ua mundësonte. Në kuptimin e bisnesit, pronarët e tyre kishin prioritet arsimimin e shqiptarëve. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Nga ana tjetër, këto institucione futën edhe frymën e konkurrencës me shkollat shtetërore, niveli i një pjese dërrmuese të të cilave, edhe sot mund të vihet në diskutim.

Kanë kaluar më shumë se dekada nga fillimi i aktivitetit të arsimit privat në vend dhe familjet shqiptare vazhdojnë të paguajnë për shkollimin e fëmijëve në të gjitha nivelet e arsimit, nga kopshtet, shkollat 9- vjeçare, të mesme dhe të larta. E pra, shkollat shtetërore vijojnë të jenë pa pagesë.

Duke iu rikthyer mbylljes së universiteteve private nga kjo qeveri, arsyetimi kryesor ishte “prodhimi me shumicë” i diplomave, rrjedhimisht i të rinjve pa formimin e duhur arsimor sipas profilit përkatës. Po çfarë humbiste qeveria, po të doni edhe Shqipëria, nga këto universitete?

Janë shumë e shumë vite tashmë që një diplomë, qoftë në universitete shtetërore e private në vend, madje edhe ato jashtë vendit, nuk garantojmë më një vend pune. Nga ana tjetër, edhe “bisnesin e diplomave” nuk e kemi shpikur ne shqiptarët. Janë jo pak raste kur diplomat “sigurohen” edhe në universitete të huaja, mjafton të paguash tarifat e kripura dhe merr bachelor, master e doktoratura. Kuptohet, jo për të gjitha universitetet por fenomeni ekziston. A nuk do të mundnin këto shtete të ndiqnin shembullin e Shqipërisë së pas 1990- ës duke u vënë drynin?!

Shkolla, në të gjitha nivelet e saj, ka dhe duhet të ketë parësore edukimin e një brezi, të disa brezave. Jo të gjithë janë të prirur të “sigurojnë” një diplomë. Madje, para 2013- ës e pas saj, shumica e familjeve shqiptare kanë shpenzuar para në shkolla e universitete private të fëmijët të marrin dije duke u edukuar fillimisht. Sepse edhe pas 2013- ës, janë “siguruar” e do të sigurohen diploma në të gjitha nivelet, nga të gjitha institucionet arsimore në vend e në botë. Më mirë disa instutucione që më së paku largojnë nga rruga e fusin në klasa fëmijët shqiptarë në përpjekje për ti edukuar e mësuar apo radhë të gjata të

Për fatlumët, është tregu i punës ai që bën shoshitjen duke iu dhënë vlerë ose zeruar diplomat e të gjitha niveleve. Nëse diploma nuk përputhet me dijet tuaja, je i detyruar të hapësh krahun. Siç edhe fatkeqësisht, vazhdojnë të punojnë kamarierë, banakierë e pozicione të ngjashme të rinj e të reja me master. Të fituara me djersë e aftësi apo edhe të “siguruara”.

Ky refleksion erdhi pas lajmit të keq, shumë të keq, të mbylljes së një shkolle turke në Tiranë. “Mehmet Akif”, ndoshta edhe ndonjë tjetër, nuk është viktimë thjeshtë e “mosplotësimit të kritereve”, siç përsërit Ministria e Arsimit. Ultimatumi i presidentit Erdogan për kryeministrin Rama ishte publik, madje me afat se duhej të realizohej “deri vizitën e ardhshme” për një përurim në një festë fetare.

Shqipëria nuk duhet të përfshihet në betejën e pafund mes Erdogan dhe Gylen. Aq më shumë, në sektorin e arsimit. Shkolla turke që po tentohet të mbyllet, është me një eksperiencë 26 vjeçare.  Ajo ka ekzistuar para dhe pas 2013- ës. Tani, pas gati 10 viteve në pushtet, pasi u mbyllën dhjetra universitete e shkolla që “nuk plotësonin kriteret”, u kujtuan të mbyllnin për të njëjtën arsye edhe “Mehmet Akif”?!

Shpesh herë rrethanat vënë në dyshime dhe nisma qëllim mira, siç mund të jetë “rritja e standarteve të arsimit” në vend. Kështu është për shkollën turke, me gjasë, edhe me universitetet. U pastrua “sheshi” që të vazhdojnë vetëm disa, duke eliminuar konkurrencën, ndoshta jo në vlera por në kuptimin e ngushtë të universitetit si bisnes. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Shkeli kushtetutën, nuk bëri konsultime me qeverinë e re”, mazhoranca parlamentare nismë për shkarkimin e presidentit malazez
Artikull pasardhës: “Ka zhvillime…”, misteri i zhdukjes së Vis Martinajt, ministri i brendshëm paralajmëron: Ne do të flasim me prova

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.