Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Receta nga ‘WhatsApp’ e vdekshmëri e lartë reanimatore”, eksperti i shendetit publik Dasho “shenjestron” Komitetin e Ekspertëve

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Pasi është bërë i pabesueshëm për publikun nga mënyra se si menaxhoi pandeminë, KM shqiptar i është drejtuar ndihmës nga jashtë. Javën që kaloi ai ju referua një artikulli të Lancet të cilin e interpretoi në mënyrën më demagogjike dhe dizinformuese të mundshme.

Disa ditë më parë, ishte po KM që publikoi në llogarinë e vet në rrjetet sociale një video të titruar të Kancelares Merkel ku kjo i fliste popullit gjerman mbi nevojën për të marrë masa kufizuese dhe parandaluar përhapjen e COVID.

Shumë prej nesh që jetojmë në Gjermani, shpresuam se, më në fund, qeveria dhe komiteti në Shqipëri do të nisnin të mësonin diçka nga përgjigjja gjermane ndaj COVID, e njohur botërisht si një ndër më profesionalet.

Fatkeqësisht, demagogjia vazhdoi ashtu si në rastin e Lancet apo si në çdo masë tjetër që është propozuar deri tani nga autoritetet shqiptare.

Ndërkohë që Kancelarja rekomandonte masat e distancimit fizik të cilat më vonë i nxitën landet dhe qytetet të anulonin deri edhe tregjet qindravjeçare të Krishtlindjeve, në Shqipëri vazhdoi panairi i qofteve të Tiranës, festa e Mokrës dhe festimet “tradicionale” të Hallouinit.

Ndërkohë që Kancelarja i bënte thirrje qytetarëve gjermanë të shmangnin çdo udhëtim të panevojshëm dhe të kufizonin udhëtimet jashtë qytetit vetëm për qëllime pune, KM shqiptar bashkë me familjen organizon vizita fundjavash dhe promovon resorte turistike.

Epidemia nga COVID është një nga fatkeqësitë më të mëdha që u ka rënë qytetarëve dhe familjeve shqiptare. Politikanët shqiptarë nuk e ndjejnë sepse atyre nuk u bëjnë përshypje shpenzimet 12 mijë euro për një udhëtim çarter në Turqi, 2 mijë euro për një natë qëndrimi në spital atje, 500 euro për një flakon remdesivir në Shqipëri, qindra euro të tjera për testime, skanera, etj.

Me udhëtimin e vet turistik, ndërkohë që qytetarët vdesin nga epidemia e menaxhuar keq prej tij, KM u kujton shqiptarëve mbretëreshën franceze e cila kur mori vesh se njerëzit nuk kishin bukë, tha “Por pse nuk hanë ëmbëlsira?”

Koha ka ardhur për t’u shkëputur përfundimisht nga demagogjia dhe amatorizmi dhe për të nisur nga zbatimi i një përgjigje profesionale, të bazuar mbi evidenca dhe përvojat e mira botërore.

Në se KM, ministrja e tij dhe komitetsat nuk e kanë marrë vesh akoma, shqiptarët po vdesin nga COVID-i… /Nga Erion DASHO, ekspert i shendetit piublik/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare për ditën e sotme, e hënë 2 nëntor 2020…
LAJM PAS: NGA ZIJA VUKAJ – Njerëz që e meritojnë të ndermenden, që i japin kuptim madhështisë së një qyteti…

TË FUNDIT

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

12 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër

TË FUNDIT

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

12 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

3 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.