
Dy ditë më parë, ish- deputeti i PD- së Shkodër Bardh Spahia publikoi disa screenshot-e të komunikimit në grup të drejtores së Shkollës Teknologjike “Hamdi Bushati” Jasmina Lumanaj, ka reaguar kjo e fundit. Drejtorja ka dhënë disa arsye duke treguar se nuk është cënuar procesi mësimor dhe aq më pak ti jetë bërë presion mësuesve për të qendruar në shkollë e për të pritur Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit. Në një komunikim me e-etimes.com, Lumanaj deklaron sa më poshtë:
“Se pari nuk eshte prishur procesi mesimor, por vetem ora e fundit. Ate dite jane zhvilluar rregullisht 5 ore mesim.
Se dyti askush nuk eshte detyruar te jete ne takim. Kam kerkuar respektimin e orarit dhe jo detyrim te rrijne sepse eshte gruaja e kryeministrit (kjo ishte dicka shtese, meqe nje i jashtem eshte ne shkolle, si mund te largohen para orarit!!) gjithsesi largimi ishte 20 min para orarit, dhe kjo nuk tregon neglizhence te punes se perditshme.
Se treti, projekti i zonjes Linda Rama eshte ne funksion te permiresimit te cilesise se shkolles, konkretisht i perqendruar ne soft skills te nxenesve. Problematike e cila vjen e referuar edhe nga bizneset tona partnere. Une kam mirepritur cdo projekt qe ka qene ne funksion te permiresimit te shkolles, pavaresisht kush ka qene personi. Kam bashkepunime shume te mira edhe me bashkine e cila drejtohet nga nje demokrate.
Une s’jam militante. Jam drejtiese shkolle dhe me intereson vetem rritja e institucionit qe drejtoj dhe aftesimi I nxenesve te mi.
Nje person ka shperndare ate scren shot. Ne nje staf me 40 veta..mund te ndodhe e te jete dikush me kete mungese etike”.