REAGIMI – “Monstra në litar, lajmin ma dhanë…”, flet nga qelia bashkëshorti i Enkeledës që humbi jetën nga kunati i saj

Pak kohe pasi Erdet Çapoku i mori jetën brenda në shtëpi kunatës së tij Enkeleden, flet nga qelia burri i saj, vellai i autorit. Elton Çapoku, qe vuan denimin ne burg, ka folur ne linje telefonike per emisionin ‘Me zemer te hapur’ ne “News 24”, duke kerkuar mes lotesh denimin maksimal per vellane, qe e cileson nje monster.

Si e morët vesh ngjarjen?


Kjo eshte përgjegjësi për shtetin, nusja ime ishte me urdhër mbrojtje dhe ata nuk e mbrojtën, 8-9 muaj doja leje dhe këta nuk më nxorën, nuk mori parasysh shteti asgjë kur ai mostra vuri dorë mbi familjen time, e në moment që ajo mori urdhër mbrojtje që nuk reagoi fare. Për burrat që vënë dorë mbi nënat vajzat, nënat, të mbajë përgjegjësi tu japë burg të përjetshëm.

Ishit në dijeni që e përndiqte ai, pse ishin prishur marredheniet mes tyre?

Ai monstra ishte në shtëpinë time, jetoi atje, dhe e përzuri nusja, se nuk e mbante nga gjendja ekonomike, ai përgjonte, bënte, i kemi thënë të marrë masat shteti, mua më ka shkatërruar shteti. Më kanë lënë gocën rrugëve më kanë prishur jetën, unë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të.

Kur e moret vesh faktin qe guaja do bente denoncim?

Nga shtatori kur më tha do bëj denoncim i thashë ik e beje se nuk kisha rrugë tjetër

Po me vellane keni komunikuar?

Asgjë, i kam thënë të merret me familjen time, kisha muaj që nuk e telefonoja atë mostër, i kam thënë nuk ke punë me familjen time

Kur e keni takuar per here te fundit Enkeleden?

Hera e fundit Enkeledën e kam takuar në shtator së bashku me vajzën, aty më ka treguar dhe i kam thënë të bëjë denoncim, se mua shteti nuk më ka nxjerrë me leje. Kam kërkuar leje, për të qenë në varrim, i solla letrat, por funerali ishte në 11, por në 11.20 nuk kishte ardhur akoma leja. Po tani si do behet, vjehrra është në hall për vete, kërkoj ndihmë. Lajmin e mora vesh nga shokët, ata më treguan.

Cfare apeli keni?

Dua dënim me vd.ekje, ose të varur në litar.

 ABCOM ║ VODAFONE