Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

Rasti Bregu, diferenca mes asaj që zgjedh Europa dhe asaj që zgjedh Basha!

ShkodraWeb 5 years ago

????????????????????????????????????

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Majlinda Bregu do të jetë prej vitit 2019, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në nismën e Europës Juglindore. Ky është posti më i lartë që një politikan shqiptar ka marrë këto 25 vite në krye të institucioneve europiane dhe është mundësuar për shkak të profilit të Majlinda Bregut në çështjet europiane, pasi në garë kanë qenë shumë emra të njohur të politikës rajonale, por dhe bonsensit që ka treguar qeveria shqiptare, duke mbështetur aplikimin e saj me rekomandim pozitiv.

Në këtë aspect, fitorja personale e Majlinda Bregut është një ngjarje europiane për Shqipërinë, ndaj së cilës politika shqiptare duhet të reflektojë.

Së pari, duhet të reflektojë për profilin e politikanëve që promovon dhe aftësinë e tyre , për të pasur vlera të pranuara europiane. Majlinda Bregu konkurroi me disa emra shumë të njohur politikanësh rajonalë, ish- kryeministra, ministra dhe deputetë, të cilët garuan në këtë post, dhe përzgjedhja si fituese është një shenjë e mirë.

Nga ana tjetër, përzgjedhja e saj është një leksion për mënyrën se si politikanët shqiptarë duhet të sillen në arenën ndërkombëtare, kur vjen fjala për një ngjarje shqiptare. Kandidimi i Bregut ishte personal, pasi është formula e aplikimit për atë post, por rekomandimet politike për mbështetjen e kandidaturës merren nga qeveria e çdo vendi. Qeveria shqiptare ka dhënë rekomandim pozitiv për Bregun, edhe pse është figurë politike e një partie kundërshtare, dhe kjo i ka vlejtë më shumë qeverisë, se sa vet Bregut, pasi ka lënë shije të mirë tek ata që e kanë parë.

Përfytyro tani të ketë Berisha në dorë mundësinë për të thënë një fjalë të mirë për një kundërshtar politik në Europë, dhe ta bëjë këtë. Edhe tani  që bëhet fjalë për çeljen e negociatave dhe nevojën për një gjuhë më pozitive ndaj të ardhmes së Shqipërisë, ai dhe PD kanë kaluar në gjuhë ekstreme kundër vendit të tyre për qëllime politike, e jo më për emra konkretë.

Së fundmi, ky është një leksion dhe për lirinë personale të çdo politikani. Shumë politikanë shqiptarë problemin më të madh që kanë në jetë është se ngelen pa punë, nëse i heq nga deputet, pasi nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Majlinda Bregu është tanimë një vlerë e Partisë Demokratike, një parti që nuk gëzon dot për të, çka tregon regresin real që ka brenda asaj force politike.

Bile më keq se kaq. Për shkak se Basha nuk e ka uruar, nuk guxon ta urojë dhe asnjë ish- koleg i saj, ende deputet në atë parti, çka tregon autoritarizmin e Bashës mbi listën në parti.

Majlinda Bregu u la jashtë parlamentit nga Lulzim Basha dhe u zëvendësua me Klevesin apo Salianjin, ndërsa një institucion europian ka lënë jashtë politikanë të njohur dhe ka zgjedhur Bregun. Ky fakt është shpjegimi për vizionin e Lulzim Bashës për PD.

Në këtë apsket, ish- deputetë të PD të larguar brutalisht nga Basha, nga karriera politike, dhe kushdo që ndjehet i fyer nga qëndrimet e tij klienteliste, duhet të provojnë se dinë të gjejnë veten e tyre në shoqëri dhe politikë, edhe pa Lulzim Bashën dhe PD. Qoftë si politikanë që ja rinisin nga e para, qoftë edhe si profesonistë nga fushat që vijnë. Se për demokratët, më shumë shpresë në të ardhmen është dikush si Bregu që i përfaqëson në familjen europaine, se sa dikush si Basha që i përfaqëson si “dhëndër brenda”./shqiptarja/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Mesazhet e ‘koduara’ të Saimir Tahirit. Flet Veliaj: Nëse dikush i ka thënë…
LAJM PAS: Adrian Gaxha nuk e harron Luana Vjollcën, befason me deklaratën e tij

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

7 days ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

3 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
  • Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

3 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

3 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.