Rastet me variantin Delta, Mali i Zi ashpërson masat për të hyrë në vend, ja çfarë kushti duhet të plotësohet…

Mali i Zi ka ashpërsuar masat për t’u futur në vend, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Organet shëndetësore të shtetit fqinj kanë vendosur se do të lejohen të futen në vend vetëm ata persona të cilët plotësojnë një nga këto kushte:

1. Certifikatë vaksinimi me dy doza ose me një dozë.


2. Test PCR jo më shumë 72 orë.

3. Vertetim që ke kaluar COVID 19 jo me pak se 14 ditë dhe jo me shume se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19.

4. Test antigjen negativ jo me shumë se 48 orë.

Po ashtu Mali i Zi ka marrë vendimin që të mos lejohen më shumë se 50 persona në festa, ndërsa këto masa hyjnë më 21 gusht dhe do të zgjasin deri më 10 shtator.

Në Malin e Zi është identifikuar prania e variantit Delta të Covid-19, që ka ndikuar në rritjen e numrit të infeksioneve, duke detyruar shtetin fqinj në forcimin e masave kufizuese.

Lajmi i mirë është se këto masa të reja, nuk do të aplikohen për qytetarët e vendeve ballkanike, ku përfshihet edhe Shqipëria.