RAPORTI – Trefishohen rastet pozitive në 24 orë, Ministria e Shendetësisë publikon raportin për Covid- 19 në Shqipëri

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 220 qytetarë, në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 220
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 5536

Testime totale 938,527
Raste pozitive 134,201
Raste të shëruara 130,470
Raste Aktive 1,271
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 447
Shkodër 189
Vlorë 139
Elbasan 120
Fier 120
Lezhë 65
Durrës 58
Berat 40
Kukës 31
Gjirokastër 28
Korçë 17
Dibër 8